Një kalimtare e rastit ka mbetur e plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës, teksa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtuar të një mjeti luksoz të parkuar në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ku si pasojë e të shtënave ka marrë një plumb në këmbë 35-vjeçarja, Liljana Jeremija e cila nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shënjestër e autorëve ka qenë një makinë luksoze me targa gjermane e parkuar në pedonale, por nuk ka ende informacione se kush është pronari i saj.
Sakaq, policia e Shkodrës ka dhënë edhe informacionin zyrtar lidhur me këtë ngjarje të rëndë që fatmirësisht nuk pati viktima.
Informacion Paraprak
Me datë 05.02.2020, rreth ores 22:40, ne lagjen “Vasil Shanto”, Shkoder, në Pedonale, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja L. J. 35 vjeçe, banuese në fshatin Golem, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për kapjen e autorëve. /e.s/