Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, ndryshe nga kryeministri Rama ka një shofer që di të bëjë të qeshë.
Ai është humoristi Gazmend Paja, ku prej kohësh mban njërën këmbë në art e tjetrën në politikë.
Paja është anëtar i jurisë së FRESH Voice, bashkë me Majkon kanë bërë një tur të madh në zbulim të talenteve të reja në politikë.
Ai me një ironi që i shkon shumë përshtat një humoristi me pervojë, ka ironizuar mjaft bukur, vizitën e kryeministrit Rama në Turqi, ndërsa presidenti turk ishte dhe drejtuesi i automjetit.
Ka mjaftuar ky detaj, që Paja ta përshkruajë pikërisht kështu foton e postuar:
“Erdogani kishte pasagjer Ramën, unë Majkon. Ata tek Ura e Bosforit, Ne tek ura e Klosit”, shkruan Paja në profilin e tij në Instagram, ku siç duket Majko është një pasagjer i rregullt pasi ka vendosur edhe rripin e sigurimit.
Mapo/d.i.