Marjel Fierza që u arrestua sonte njihet si mik i Lul Berishës, ndërsa ka shoqëri edhe me Plarent Dervishin. Ai u arrestua sot me dy pistoleta gjate kohes qe qarkullonte me makinen e tij lukzose ne rruget e Durresit.
I arrestuari Fierza evidentohet në një raport të Ministrisë së Brendshme, si pjesë e bandës së Durrësit, ndërsa u ka shpëtuar dy atentateve me armë zjarri në 2010 dhe 2012.
Policia thirrje qytetarëve: Denonconi grupet kriminale
Policia e Durrësit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion për grupet kriminale dhe pasuritë e vendosura në mënyrë të paligjshme të telefonojnë në 129 dhe do të ruhet anonimati.
“Për çdo informacion qytetarët mund të telefonojnë falas në numrin 129, policia ju garanton anonimatin” thuhet në deklaratën e policisë.
a.ç