• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është kundër korrupsionit në Shqipëri?

by Artur Ajazi
19/09/2025 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka afro 3 dekada, që në Shqipëri u trash korrupsiopni. Madje u kthye në “institucion”, nderkohë që politika nga ku buronte dhe buron ai, është hedhur në ofensivë. “Ta luftojmë korrupsionin, ti shpallim luftë korrupsionit, ju jeni të korruptuar, ju jeni të molepsur në afera korruptive”. Si këto akuza kemi 3 dekada e ca, që dëgjojmë nga politikanët. Disa vetëshpallen “heronjtë e betejës me korrupsionin”, disa e luftojnë atë në heshtje dhe pa bujë. Këta të fundit, mbeten sa produktivë, aq edhe të efektshëm në betejën e përbotshme me korrupsionin. Lufta ndaj tij nuk është as shqiptare, dhe as ballkanike, as europiane dhe as amerikane.

Gjithë qeveritë e botës, e kanë sot betejën me korrupsionin, e cila sjell betejat e tjera me drogën dhe aferat e tjera, si burim i parave të pista. Personalisht mendoj se, në Shqipëri deri sot Edi Rama mbetet i vetmi  nga politika që po Lufton korrupsionin. Mbyllja e derës së partisë, refuzimi i avokaturës nga partia, dhe përjashtimi nga çdo ofiq dhe funksion politik, mbetet forma dhe mënyra më brilande e cila siguron hetim dhe gjykim të pavarur ndaj kujdo që vjedh dhe pasurohet me para taksapaguesish. Në 13 vite qeverisje, Edi Rama nuk mbahet mënd, ti ketë dhënë “strehë” apo mbështetje politike askujt që është arrestuar, hetuar dhe gjykuar për korrupsion. Edi Rama, nuk është polic, dhe nuk mund të ruajë askënd nga vartësit e tij.

E rëndësishme është distancimi i tij nga ata që vjedhin dhe abuzojnë me ligjin dhe paratë e shtetit. Por përballë tij qëndron errësira, politika e rrugës, të damkosurit e opozitës së sotme, ish-pushtetarët ë djeshëm, që  i vodhën vendit dhe shqiptarëve edhe pllakat e trotuareve sa ishin në pushtet. Shumica e tyre, sot janë objekt i hetimit dhe gjykimit nga SPAK dhe GJKKO, ndaj nuk rreshtin së akuzuari “për afera korruptive” pasardhësit e tyre. Hajdutët e parave dhe pasurisë së shqiptarëve, që notojnë sot në pasuri dhe miliona edhe pse janë në opozitë, llapin çdo ditë në frëngjitë e mediave të paguara nga ata, akuzojnë, por nuk pranojnë akuzat e SPAKU-t, gjykojnë, por nuk pranojnë vendimet e GJKKO-së për krimet dhe vjedhet e tyre. Atëhere, kush e lufton korrupsionin në Shqipëri ?

Ata që e inkurajojnë drejtësinë ti shkojë deri në fund hetimit dhe gjykimit për çdo të arrestuar, apo ata që u tremben hetimeve dhe gjykimeve, duke u mbrojtur pas mandatit dhe postit të kryetarit të partisë ? Kush e lufton korrupsiopnin në Shqipëri, ata që ofendojnë dhe shajnë me libër shtëpie prokurorët dhe gjyqtarët, për ti shpëtuar ndëshkimit, apo ata që përkrahin drejtësinë e re, në misionin e nisur për ndëshkimin e çdo të arrestuari dhe akuzuari për afera korruptive ? Nuk është e vështirë të identifikosh sot, ata që janë vërtetë kundër korrupsionit, dhe ata që fshihen pas “betejës” me gjoja “të korruptuarit me pushtet”.

Nuk ka shumë rëndësi, nëse ke apo jo pushtet, për të dalluar hileqarin, nga pjesa tjetër që luftën ndaj korrupsionit e ka domosdoshmëri të ekzistencës saj politike dhe qeverisëse. Opozitën e sotme, askush nuk e beson se, “ e ka seriozisht luftën e saj ndaj korrupsionit” derisa krerët e saj, nuk janë të gatshëm të hetohen, gjykohen dhe përballen me ligjin. Beteja e tyre, është sot me çdo prokuror dhe gjyqtar që i komunikon akuzën dhe vendimin e dënimit, për vjedhjet dhe abuzimet e bëra.

Next Post
Rama plan për ta bërë PD si PASOK në Greqi? Deputeti i Berishës tregon frikën e selisë blu

Rama plan për ta bërë PD si PASOK në Greqi? Deputeti i Berishës tregon frikën e selisë blu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

Dronët që ndryshojnë rregullat e lojës: Nga Reaper deri tek mini-bombat e Ukrainës

April 6, 2026
Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

April 6, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In