• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është kryepolici i ri i Shkodrës Niko Brahimaj, që shoqëroi në komisariat Berishën në vitin 2000

by Java News
31/03/2019 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Niko Brahimaj, u emërua këtë të shtunë drejtor i Policisë së Shkodrës në një situatë jo të zakontë në kryeqendrën e Veriut. Vetëm ditën e sotme dy vëllezër u vranë në një atentat mafioz në pragun e shtëpisë së tyre në lagjen “Guerile”. Mbi 10 të ekzekutuar në 8 muaj vetem në qytetin e Shkodrës, të vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për disa grupe të fuqishme kriminale në fushën e drogës, prostitucionit, siç janë anëtarë të fisit Bajri, skema fajdesh e gjobvënësish, me dhjetëra të arrëstuar por sërish me krimin në rrugë që nuk rresht së shënuari viktima.

Niko Brahimaj, ka mbajtur poste të larta drejtuese në Policinë e Shtetit. Së fundmi ishte drejtor për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku nuk ka hezituar të shprehë hapur edhe në një takim të fundit kritikat për Policinë e Vlorës sa i përket luftës anti-kanabis. Ka mbajtur detyrën e drejtorit të Forcave Operacionale, që ka në varësi edhe forcat elitë të Policisë së Shtetit, RENEA-n.

Ai njihet edhe për ngjarjen e 20 Nëntorit të vitit 2000, ku një skuadër e drejtuar nga prej tij shoqëroi në polici Sali Berishën në atë kohë kryetar i opozitës së athershme, pas djegies së komisariatit të Tropojës. Niko Brahimaj mbante postin e nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, në kohën kur në krye të saj qendronte Bilbil Mema. Në vitin 2005, pak muaj pasi Berisha erdhi në pushtet. Niko Brahimaj u transferua në Policinë e Tropojës. Në vitin 2013 Niko Brahimaj u rikthye  ku drejtoi Policinë e Lezhës.

Të shumta detyrat e tij, por Shkodra duket se do të mbetet sfida më e madhe. Një qytet që duket se është kthyer në strehën e keqbërësve dhe që ndër vite ka “ngrënë” kokat e shumë drejtuesve të policisë. Atentati i dyfishtë ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali çoi në shkarkimin e kryepolicit të Shkodrës, Vehbi Bushati. Më herët në këtë qark ka qenë edhe Gjovalin Loka, drejtues që u duk se bëri goditje të forta në fushën e grupeve që merreshin me trafik droge, por nuk kaloi shumë dhe ai lëvizi në një detyrë të rëndësishme, sic është posti aktual i zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit, krahu i djathtë i kryepolicit Ardi Veliu.

Policia e Shkodrës është drejtuar edhe nga Alban Çela, dhe drejtues të tjerë me emër, të cilët nuk kanë qëndruar më shumë se dy vite në këtë detyrë.

Edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj sot nga Shkodra ku mbërriti pas ngjarjes së rëndë, shprehu besimin, se si një ndër drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit, Niko Brahimaj do të çojë drejt zgjidhjes së situatës së vështirë në Shkodër. Atentati i sotëm në qytetin e Shkodrës dyshohet se erdhi në valën e nje serie krimesh që bazën e kanë në një hakmarrje, luftë mes fisevë Lici dhe Bajri.

Djali dhe njëheresh nipi i dy vëllezërve të vrarë, Astmer Bilali është arrestuar si anëtar i bandës së Bajrave në Shkodër në kuadër të operacionit Oazi, ndërkohë që ka qenë i dyshuar për disa ngjarje në Shkodër./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Vuçiç i gëzohet largimit të kosovarëve kur të vendoset liberalizimi i vizave

Vuçiç i gëzohet largimit të kosovarëve kur të vendoset liberalizimi i vizave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In