• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është kryeministri i ri grek, vëllai i ministres që nënshkroi marrëveshjen e detit me Shqipërinë

by Java News
08/07/2019 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia konservatore greke, Nea Demokratia rikthehet sërish në pushtet. Kyriakos Mitsotakis i ka premtuar vendit ulje tatimesh, më shumë punësim dhe investime. Mbiemri i tij është shumë i njohur në politikën greke.

Emocionet janë të përmbajtura pas fitores së konservatorit Kyriakos Mitsotakis. Në vitin 2015 me fitoren e Alexis Tsipras dhe partisë së majtë Syriza përkrahësit dolën atëherë me kolona makinash nëpër rrugë para sheshit Syntagma. Kurse të dielën ndërrimi i pushtetit kaloi thjesht me një ngritje supesh, vetëm në selinë e partisë Nea Demokratia përkrahësit u gëzuan për “fitoren historike”. Duket se shumë grekë janë zgjuar të esëllt nga ëndrrat e tyre.

Politika si çështje familjare

Me Kyriakos Mitsotakis rikthehet një dinasti e fuqishme politike në pushtet. Babai i tij Konstantions Mitsotakis ka qenë kryeministër grek në fillim të viteve 90-të, motra e tij ka qenë ministre e jashtme, kurse nipi është kryebashkiaku i ri i Athinës. Prej dekadash pak familje kontrollojnë politikën greke, familja Karamanlis, ajo Papandreout dhe Mitsotakis. Si ia doli kreu i konservatorëve të bindë votuesit, se ai nuk është i prerë nga i njëjti trung si paraardhësit e tij, kjo është shumë e habitshme.

Sepse ishin klanet familjare, që e futën Greqinë në një krizë të thellë borxhesh, nga e cila ajo nuk mund të dilte dot në vitin 2008. Mentaliteti i mitmarrjes, tarafeve dhe nepotizmit në radhët politike i lidhur me ato idetë kreative për paraqitjen e buxheteve shtetërore, sollën atë që Greqia të ndodhej në një mal borxhesh prej 350 miliardë eurosh. Greqia ende sot konsiderohet si vend mjaft i vështirë për t’u reformuar, dhe ekonomikisht renditet në fund të vendeve të BE.

Besim tek të rinjtë

Mitsotakis mori shumë vota tek të rinjtë. Ata shpresojnë që bankieri i investimeve që ka studiuar në Harvard të kthejë besueshmërinë në tregjet financiare dhe tek kreditorët, më shumë se paraardhësi Tsipras. Nga ana tjetër Mitsotakis premton fundin e nepotizmit në partinë e tij, dhe kërkon të veprojë masivisht kundër korrupsionit, si për shembull që mjekët të mos presin më zarfin me para nga pacientët.

Humbësi i zgjedhjeve, Aleksis Tsipras u paraqit para përkrahësve të tij me fjalët „me kokën lart pranojmë votën e zgjedhësve”. Ai ka marrë shumë vendime, që patën një çmim të lartë politik. Megjithëse në fund Tsipras u përpoq me disa dhurata zgjedhore si rritjen e pagës minimale prej 11%, kthimin e të drejtave për sindikatat. Por ndërkohë votuesit ia kishin kthyer kurrizin të zhgënjyer, Aleksis Tsiprasit./ DW

Mitsotakis është vëllai i ish-ministres Dora Bakojanis e cila në Shqipëri njihet për marrëveshjen e detit në kohën e kryeministrit Berisha ku ministër i Jashtëm ishte Lulzim Basha kreu opozitës së sotme.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Ish-drejtoresha e LSI që ‘protestoi’ në Uashington kundër Soros dhe që Meta i falenderoi se po shqetësoheshin për Shqipërinë

FOTO/ Ish-drejtoresha e LSI që ‘protestoi’ në Uashington kundër Soros dhe që Meta i falenderoi se po shqetësoheshin për Shqipërinë

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In