Morena Taraku po shijon pushimet e saj luksoze. Ajo është fotografuar në një pishinë të bukur, por këngëtarja nuk bën te ditur vendin se ku ndodhet.
Ajo ka postuar një foto, ku duket si një sirenë që del nga uji dhe fotoja nuk ka shumë nevojë për komente.
“Kosovarja” shkruan se e veshur me bikini, Morena ka treguar linjat trupore. Tregimi i linjave trupore ka qenë një nga trendet e kësaj vere, ku të gjitha këngëtaret, modelet dhe vajzat e showbizit kanë nxituar të tregojë kush e kush trupin e saj të tonifikuar.











