Policia ka zbuluar një “shtëpi bari” në Tiranë, në një magazinë.
Mësohet se magazina është shtetërore dhe kati i parë është në përdorim të Kadastrës, teksa për katin e dytë ku u gjend lënda narkotike ende nuk dihet kujt i takonte.
Vizion Plus raporton se ka qenë ish-deputeti Halit Valteri, i cili ka ardhur për të parë magazinën e katit të parë të Kadastrës.
Kur ka parë katin e dytë të mbushur me drogë, ai ka lajmëruar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.
Ky i fundit ka lajmëruar më pas drejtorin e Policisë, Ilir Proda.
Ende nuk dihet arsyeja pse ish-deputeti Halit Valteri kishte shkuar në këto ambiente.
Dyshohet se magazina përdorej prej një kohe të gjatë për kultivim droge dhe AMP ka dyshime se efektivët e Komisariatit Nr.2 kanë qenë në dijeni.
/a.r