• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kush është, Ilir Rusmajli, që detyroi Metën të hynte në grevë urie

by A R
15/01/2016 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- deputeti i PD-së, Ilir Rusmajli, i cili qëndron pas draftit të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësis për reformën në drejtësi, nuk është një personazh i panjohur për skenën politike shqiptare. Me ardhjen e Ylli Manjanit (LSI) në krye të Ministrinë e Drejtësisë, Rusmajli u emërua si ekspert ligjor.

Por ai ka qenë për shumë vite me rradhë jo vetëm një eksponent shumë i rëndëishëm i PD-së, duke pasur pozicionin e kreut të departamentit të ligjeve në PD, por edhe deputet i kësaj force politike për 2 legjislatura, duke qenë edhe kryetar i komisionit të ligjeve në Kuvend gjatë kohës që PD ishte në pushtet.

Ai erdhi në postin e kryetarit të komision it të ligjeve, pas shkarkimit që PD-ja i bëri avokat, Spartak Ngjelës, në vitin 2007, si kreu i këtij komisioni. Pozicioni më i lartë i Ilir Rusmajlit ka qenë ai i ministrit të Drejtësisë gjatë kohës që kryeministër ishte z. Berisha.

Ai dha dorëheqjen nga ky post, pasi u publikua një përgjim në të cilin rezultonin të përfshirë familjarë të tij, për favore në tendera që vareshin nga firma e Rusmajlit. Rebelimi i Rusmajlit ndaj Berishës startoi pasi nuk u përfshi në listën e PD-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2013.

Ai ka profil juridik dhe në jo pak raste ai mban firmën për disa reforma si në planin e reformës zgjedhore, por edhe kushtetuese. Praktikisht ai ka mbrojtur me punën e tij interesat e PD-së, duke qenë se ishte dhe një figurë qëndrore politike e kësaj partie.

Por kjo duket se është vetëm njëra anë e medaljes. Në fakt ka qenë vetë Rusmajli arkitekti i ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit 2008, që detyroi, Ilir Metën, të hynte në grevë urie në Kuvend. Rusdmajli ishte një nga protagonistët e mbrojtjes së këtyre ndryshimeve, gjë që çoi dhe Metën e deputetët e tjerë të LSI-së të hynin në grevë urie në sallën e Kuvendit.

Pozicioni i tij politik si përfaqësues i PD-së ka qenë mjaft i nënvizuar po të kihet parasysh edhe mënyra e drejtimit të komisionit parlamentar të ligjeve ku përfaqësuesit e PS në opozitë përgjatë qeverisjes së PD-së, trajtoheshin deri dhe pa etikë. Me këtë sfond të theksuar politik të Rusmajlit, është e diskutueshme dhe besueshmëria e propozimeve të bëra nga ekspertët e ministrisë së Drejtësisë. Gjithsesi, duket se drafti i tij, mësë shumti, harmonizon interesat e PD-së dhe LSI-së për reformën në drejtësi.

Next Post

Serbët, xhelozë për filmin “Shok”: Propagandë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më i madh në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

Më i madh në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

February 17, 2026
Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

February 17, 2026
Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

February 17, 2026
Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

February 17, 2026
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

February 17, 2026
Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

February 17, 2026
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

February 17, 2026
Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

February 17, 2026
Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In