Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Shkodër mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi ku mbeti i plagosur një person.
Gledis Kraja, 23 vjeç banues në lagjen Perash, ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
/a.r












