• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është i riu që i qëlloi policisë/ Amarildo Ndoj, 25 vjeçari që i shpëtoi “rrethimit” dhe prej 7 vitesh është në arrati

by Java News
27/11/2016 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Lezhës, në një aksion për kapjen e një personi , cili ishte shpallur në kërkim është qëlluar me armë zjarr nga ana e tij.

Pasi është lokalizuar vendndodhja e 25-vjeçarit Amarildo Ndoj në vendin e quajtur Kodër – Rrëshen, policia ka organizuar operacionin për kapjen e tij.

Por, në momentin e afrimit të punonjësve të policisë , Amarildo Ndoj, ka kanosur me armë zjarri pistoletë punonjësit e policisë duke qëlluar në ajër si dhe ka arritur të largohet  duke përfituar nga errësira dhe terreni malor.  Në vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë e cila dyshohet se është përdorur nga autori si  dhe një gëzhojë.

VENDIMI I GJYKATES LEZHE 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr.15, datë 24.01.2011, ka vendosur: Deklarimin fajtor të pandehurit Tonin Ndoj për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm dhe 900.000 (nëntëqind mijë) lekë gjobë. Deklarimin fajtor të pandehurit Tonin Ndoj për kryerjen e veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake të parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim. Në bazë të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve dënimin e të pandehurit Tonin Ndoj me një dënim të vetëm burgim të përjetshëm dhe 900 000 (nëntëqind mijë) lekë gjobë. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e të pandehurit Tonin Ndoj përfundimisht me 25 vjet burgim dhe 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë. Vuajtja e dënimit i fillon nga data e arrestimit datë 27.10.2009 dhe do të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme Deklarimin fajtor të pandehurit Amarildo Ndoj për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim te parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 21 ( njëzet e një) vjet burgim dhe 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë. Deklarimin fajtor te pandehurit Amarildo Ndoj për kryerjen e veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake të parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me një vit burgim Në bazë të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve dënimin e të pandehurit Amarildo Ndoj me një dënim të vetëm prej 21 (njëzet e një) vjet burgim dhe 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e të pandehurit Amarildo Ndoj përfundimisht me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim dhe 400.000 (katërqind mijë) lekë gjobë. Vuajtja e dënimit i fillon nga data e arrestimit date 26.10.2009 dhe do të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme. Deklarimin fajtor të pandehurit Arjan Prenga për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite cenimin e tij me 21 (njëzet e një) vjet burgim dhe 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin e te pandehurit Arjan Prenga përfundimisht me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim dhe 400.000 (katërqind mijë) lekë gjobë. Vuajtja e dënimit i fillon nga data e arrestimit datë 26.10.2009 dhe vuajtja e dënimit të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme. Ne aplikim te nenit 190 germa b të K.Pr.Penale sendet e sekuestruara konkretisht armë zjarri tip kallashnikov model 56 nr 14195749, pistoletë me nr K3 1059 e vitit 1946 me dy krehra rezervë dhe pesëmbëdhjete copë fishekë të konfiskohen. Në aplikim të nenit 190, pika 1 germa a të K.Pr.Penale sendet e sekuestruara konkretisht Telefoni celular tip nokia me nr 0685274346, tip Nokia me nr.0685086262 tip Motorola me nr.0685274797, tip Samsung me nr.0683487911 në bazë të nenit 190, pika 1, germa a të K.Pr.Penale të kalojnë në favor të shtetit. Në aplikim te nenit 190, germa c të K.Pr.Penale sendet e sekuestruara një kapele sportive me mbishkrimin Guci t’i kthehet familjareve të viktimës. Shpenzimet procedurale në masën 28.000 leke dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve solidarisht.

VENDIMI I APELIT SHKODER

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.239, datë 07.11.2011, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.15, datë 24.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për të pandehurin Tonin Ndoj, Amarildo Ndoj, lidhur me cilësimin ligjor, fajësinë, llojin dhe masën e dënimit për veprën penale të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal dhe disponimin mbi kohën, vendin e vuajtjes së dënimit, provat materiale dhe shpenzimet procedurale. Ndryshimin e vendimit për pjesët e tjera në këtë mënyrë: Deklarimin fajtor të pandehurit Tonin Ndoj për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzetepesë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal dënimin e të pandehurit Tonin Preng Ndoj me 25 (njëzetepesë) vjet burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Tonin Preng Ndoj dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë vjet) e 8 (tetë) muaj burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Amarildo Zef Ndoj për kryerjen e veprës penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 80 i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal i pandehuri Amarildo Zef Ndoj dënohet me 6 (gjashtë) vjet burgim. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i zbritet 1/3 e dënimit dhe i pandehuri Amarildo Zef Ndoj dënohet përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arjan Mark Prenga për kryerjen e veprës penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 80 i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 (pesë) vjet burgim. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i zbritet 1/3 e dënimit dhe i pandehuri Arjan Mark Prenga dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Kundër këtij vendimi, më datë 01.12.2011, ka ushtruar rekurs prokuroria e apelit Shkodër, e cila kërkon: Prishjen e vendimit nr.239, datë 07.11.2011 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.15, datë 24.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për të pandehurin Tonin Ndoj e të tjerë.

Si shkaqe të rekursit, paraqet: – Pretendimet e të pandehurve në gjykim janë të njëjta dhe me ato të të parashtruara në apel, gjykata e faktit i ka shqyrtuar një për një dhe ka arritur në një konkluzion të drejtë dhe bazuar në prova e në ligj, qoftë lidhur me cilësimin ligjor të veprës penale për tre të pandehurit dhe llojin e masës së dënimit, pavarësisht se masa ka qenë disi e ashpër, nuk mund të aludohej për ndryshimin e cilësimit ligjor të veprës penale. – Ndryshimi i kualifikimit ligjor për të pandehurit Amarildo Ndoj dhe Arjan Prenga, nga vrasje me paramendim në bashkëpunim në “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, është i pabazuar pasi veprimet e tyre janë komplekse dhe në kontakt të vazhdueshëm. – Dy të pandehurit kanë marrë kontakt me të pandehurin Tonin Ndoj dhe kanë qenë në dijeni të veprimeve të tij për vrasjen e shtetasit Edison Jaku./bw/a.k

Next Post
Kodheli vizitë 2 ditore në Kosovë: Të angazhuar me ndihma konkrete për FSK-në

Kodheli vizitë 2 ditore në Kosovë: Të angazhuar me ndihma konkrete për FSK-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In