Aleks Prifti personi qe u vu sot ne shenjestren e OFL-se per deklarimin e pasurise, eshte emer i njohur per policine, i cilësuar si tmerri i karburanteve, pasi nën kërcënimin e armëve u grabiste shitësve çdo qindarkë që kishin në arkë.
Arrestimi i tij u be ne gusht te vitit 2017, nderkohe qe para se te prangosej, një grup prokurorësh belgë zbarkuan në Shqipëri, në kuadër të hetimeve të nisura ndaj Priftit, i cili dyshohej si autor i të paktën 100 grabitjeve me armë dhe për një vjedhje me dhunë me pasoje vdekjen e një shtetaseje belge.
Sipas te dheneve te asaj kohe, prokurorët belgë ne bashkëpunim me oficerët e policisë shqiptare kryen verifikime rreth këtij të dyshuari dhe kontrolle në shtëpinë e tij në Berat.
Dyshohet se 41-vjeçari e kishte kryer aktivitetin kriminal në Belgjikë përgjatë viteve 2005-2007. Por ndërsa hetohej nga belgët, ai i humbi gjurmët.
Nga verifikimet ka rezultuar se në 2008, Aleks Prifti, është dënuar në Greqi për “Vjedhje me dhunë dhe goditje për shkak të detyrës të një punonjësi policie”.
Burimet policore thanë se edhe gjatë kohës që ishte në burg në Greqi, dyshohet se ai kërcënonte biznesmenë në Urën Vajgurore, duke iu vënë gjoba.

Policia dyshon se ai e kryente aktivitetin kriminal në bashkëpunim me vëllain, Saimir Hoxha, i cili u arrestua në qershor të këtij viti, për gjobëvënie.
Pas përfundimit të dënimit, në qershor 2017, Aleks Prifti është dëbuar nga Greqia e fill sapo ka hyrë në territorin shqiptar, ai ka rinisur aktivitetin e tij kriminal, duke grabitur karburante dhe biznese të ndryshme.
Burimet policore thanë se dy vëllezërit i kanë ndryshuar emrat, me qëllim që të mos u identifikohen për shkak të precedentëve kriminale që kanë në disa vende të Bashkimit Euriopian.
g.kosovari











