Teksa merkatoja e dimrit ka nisur zyrtarisht, Donis Avdijaj, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, mund të largohet nga Holanda gjatë këtij muaji, drejt një prej skuadrave të mëdha evropiane.
Arsenali dhe Juventusi i kanë vënë syrin futbollistit kosovar, i cili aktualisht luan në ekipin holandez, Willem II.
Mediat holandeze kanë shkruar sot se klubi anglez dhe ai italian do të tentojnë ta bëjnë të vetin përfaqësuesin kosovar në afatin kalimtar të janarit.
22 vjeçari e riktheu formën pas transferimit nga Schalke në Holandë. Këtë sezon ai ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 2 asistime në kampionatin holandez
a.cupaj