• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është ëndrra në sirtar e gjirokastritëve

by A R
21/03/2016 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E renditur si një ndër qytetet më të bukura, e cilësuar nga turistët si një ndër qytetet më të veçanta, Gjirokastra përpiqet përherë e më shumë për shtimin e pasurive të veta që do të mund ta bëjnë atë të jetë një tërheqje e vërtetë turistike. Aeroporti i Gjirokastrës është një prej atyre pasurive me të cilat gjirokastritët jo vetëm krenohen, por edhe shprehin keqardhje. Ëndrra për rijetëzimin dhe rifunksionalizimin e njërit prej aeroporteve më të vjetra në vend ka motivuar kërkesat e vazhdueshme të shoqërisë civile si një ndër pasuritë që do të mund t’i japë një hov të vërtetë zhvillimi qytetit të Gjirokastrës. Rikthimi në funksion i aeroportit mbi 80vjeçar të Gjirokastrës, është një ndër projektet që synon të marrë jetë në qytetin e gurtë, kjo për vetë pozicionin gjeografik, potencialin turistik, por edhe lëvizjes më të lehtë të emigrantëve të shumtë që lëvizin në rajonin jugor.

Prej kohësh në Gjirokastër flitet për riaktivizimin e aeroportit të Gjirokastrës. Duket se qyteti i gurtë është përfshirë i tëri në këtë ëndërr, duke u përpjekur të shfrytëzojnë çdo mundësi realizimi. Lobimi pranë qeverisë për riaktivizimin dhe realizimin e një projekti tashmë të gatshëm prej kohësh të aeroportit të Gjirokastrës, ka qenë dhe qëllimi i krijimit të një forumi intelektualësh gjirokastritë. Planifikimi i qeverisë shqiptare për ndërtimin e një aeroporti me kusht që të jetë 100 km larg aeroportit të Rinasit tërhoqi vëmendjen e shoqërisë civile në Gjirokastër, të cilët kërkojnë që ai të ndërtohet pikërisht në këtë qytet. Anëtarë të këtij forumi pohojnë rëndësinë e pasjes së një aeroporti në Gjirokastër që sipas tyre do të ndikojë ndjeshëm edhe në zhvillimin turistik dhe ekonomik të zonës.Ishte shtatori i vitit 1924 kur autoritetet shqiptare pranuan kontratën me shoqërinë “Adria-Aeroloyd” dhe nxitën daljen e një projektligji që do të çelte siparin e historikut të aviacionit civil në vendin tonë.

Linja ajrore Tiranë-Gjirokastër-Tiranë u inaugurua në 11 gusht 1929 dhe ishte operative vetëm në kushte optimale. Vështirësia kryesore në këtë periudhë ishte gjetja e ekuipazhit. Në këto kushte prej këtij aeroporti fillon transporti i pasagjerëve dhe i postës duke përdorur dy ose tre aeroplanë të lehtë me tre vende secili. Në vitin 1932 pas shfuqizimit të marrëveshjes me gjermanët, koncesioni për shërbimin ajror civil i jepet shoqërisë italiane “Ala-Littoria” me të cilën qeveria mbretërore shqiptare lidh kontratë për koncesion ekskluziv. Është pikërisht kjo, periudha kur nis edhe ndërtimi i aeroportit të Gjirokastrës. Në vitet ‘30-‘40 ky aeroport ka një funksion të dyfishtë, atë civil e ushtarak. Rreth 30 aeroplanë transporti, bombardues, civilë etj u vendosën këtu gjatë viteve të luftës. Linjat kryesore të kësaj periudhe me stacion kryesor aeroportin e Gjirokastrës ishin Tr-Vl-Gj-Tr dhe Tr- Korce-Gj- Tr. Me Italinë funksiononte linja Gjirokastër- Brindisi.

Ky lloj transporti zgjati deri në fund të luftës së dytë botërore. Me futjen e Shqipërisë në kampin socialist, shërbimi civil ajror është ndërprerë dhe nuk është menduar më për riaktivizimin e këtij lloj transporti si një nevojë për zhvillimin ekonomik e social të vendit. Vitet ‘90 e gjejnë këtë aeroport në gjendje pune. Avionët e shoqërisë ameriakane MAF do të rikthenin aty fluturimet civile në linjat ajrore Tiranë – Gjirokastër- Korçë-Tiranë, duke e bërë atë një nyje të rëndësishme të transportit ajror. Përherë e më shumë në Gjirokastër po lobohet për rikthimin në funksion të aeroportit, por ndërsa flitet e lobohet me forcë për riaktivizimin e tij, dy vite më parë qeveria shqiptare bëri betonizimin e këtij aeroporti. Barriera të mëdha betoni u vendosën në mes të pistës me një distancë rreth 100 m larg njëra – tjetrës duke bërë të pamundur uljen e avionëve në këtë pistë. Bllokimi i tij nga Ministria e Mbrojtjes erdhi fill pas akuzave të opozitës se infrastruktura e ushtrisë po përdorej për trafik të lëndëve narkotike.

Aeroporti i Gjirokastrës ekziston sot vetëm fizikisht. Një zonë e mbrojtur ushtarake ku të duhet të filmosh fshehurazi për të trajtuar një problematikë kaq të ndjeshme për qytetarët gjirokastritë e ku të vetmit që duket se kanë të drejtë hyrje-dalje e përdorimi të tij janë tufat e bagëtive. Së fundmi, aeroporti është përmendur edhe si një vendstrehim i mundshëm i refugjatëve sirianë në rast dyndjeje në kufijtë tanë, vendim i kundërshtuar nga shoqëria civile. Deklarimi i qeverisë për ndërtimin e dy aeroporteve të tjera në jug të vendit zgjoi shpresat e lodhura të gjirokastritëve, shpresa që u vranë dhe u rebeluan kur mësuan se Gjirokastra nuk ishte destinacion, edhe pse ka një ndër aeroportet më të vjetër në vend.

Aeroporti i Gjirokastrës në jug të Shqipërisë ka një histori mbi 80vjeçare. Ai ndodhet në një distancë prej më pak se 1 km nga ana lindore e qytetit dhe shumë afër rrugës nacionale. Sot për ndërtimin e aeroportit janë hartuar dy projekte, ndërsa specialistët thonë se i ka të gjitha parametrat për t’u riaktivizuar. Projekti vlerëson mundësinë e rifillimit të fluturimeve të rregullta në aeroportin 80vjeçar të Gjirokastrës. Në vitin 2010 përfaqësues të kompanisë italiane të Rotor Service shprehën interesin e tyre në riaktivizimin e aeroportit të Gjirokastrës për fluturimet ‘Charter’ edhe të brendshme nga ky aeroport, si edhe hapjen e një shkolle aeronautike. Por duket se këto projekte dhe ide ngelën pezull dhe ende sot nuk është bërë diçka konkrete, ndërsa Gjirokastra duket gjithnjë e më pak e përfolur nga qeveria si një destinacion i mundshëm për ndërtimin e një aeroporti në jug të vendit.

Studiues, përfaqësues të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile, e konsiderojnë ndërtimin e aeroportit në Gjirokastër tepër të domosdoshëm, bazuar edhe në sugjerimet konkrete të specialistëve vendas e të huaj sipas të cilëve ky aeroport i plotëson të gjithë elementët teknikë për t’u kthyer në një aeroport rajonal ndërkombëtar. i ndodhur në trekëndëshin Gjirokastër – Berat – Butrint, investimi për ndërtimin e tij do të përkthehej në zhvillim ekonomik të zonës. Mjafton të kujtojmë faktin se distanca me aeroportin e Igumenicës në Greqi është shumë e shkurtër çka do të sillte një lëvizje të madhe të qytetarëve, duke eliminuar udhëtimin e gjatë drejt pikës së Kakavijës, Tre Urave në Përmet dhe Sopikut. Ndërtimi i këtij aeroporti konsiderohet një investim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm jo vetëm për qytetin e Gjirokastrës, por për të gjithë rajonin jugor./BW

Next Post

Fjolla Morina: Do ta kisha rrahur Tunën nëse...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In