Emerohet prefekti i ri i Lezhes. Gjokë Jaku është i zgjedhuri i ri ne krye te Prefektures se Lezhës, pas shkarkimit të prefektit të deritanishem Gjergj Prendi i cili e mbajti këtë post rreth 18 muaj.
Gjokë Jaku është një nga eksponetet më të rëndësishem të Partisë Socialiste në Lezhë dhe ka mbajtur një sërë fuksionesh publike.
Ai ka qenë prefekt i Shkodrës, kryebashkiak i Lezhës, deputet i Partisë Socialiste, Zv Minister i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe se fundmi ka mbajtur postin e Zv\kryeregjistruesit të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë.
Prezantimi i Gjok Jakut si prefekt i ri i Lezhës është bërë paraditen e së premtes pa praninë e mediave. Ndryshimi vjen në prag të zgjedhjeve vendore në një kohë ku situate politike në vend është mjaft e tensionuar.
g.kosovari