• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është deputetja e PS që zëvendësoi një parti të tërë dhe ngriti Kuvendin në këmbë

by Java News
29/06/2018 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PS, Tatiana Nurçe Piro, ditën e djeshme ka ngritur në këmbë sallën e Kuvendit.

PS-PD e LSI u bënë bashkë në seancën e djeshme plenare kur Nurçe u kërkoi të mbanin një minutë heshtje për viktimat e pafajshme të Çamërisë në përkujtim të datës 27 qershor, e cila njihet si Dita e Genocidit të madh të bërë nga fashistët grekë ndaj popullsisë çame.

Jam këtu sot si deputete jo vetëm për të mbrojtur interesat e votuesve që më kanë zgjedhur por edhe në respekt  e në kujtim të familjeve të dhjetëra e qindra çamëve të vrarë masakruar e pëzënë nga tokat e tyre nga dhuna shoviniste greke. Si mbesë e dy gjyshërve të vrarë nuk mund të mos kujtoj këtë moment solemn, periudhën e errët të Përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe genocidin e ushtruar në Çamëri nga monarko fashistët grekë.

“Sot jam këtu për të folur së pari si një grua që i përkas shqiptarëve të Çamërisë, si deputete që përfaqësoj PS  dhe gjithë popullsinë çame. Po flas për të nderuar e kujtuar ditën e genocidit ndaj popullsisë së pafajshme të Çamërisë.

27 qershori është dita kur të gjithë ne kujtojmë të parët tanë, që u masakruan dhe u vranë: pleq, plaka, fëmijë, nga forcat fashiste të Napolon Zervës. Ata ishin njerëz të pafajshëm që jetonin në vatrat e tyre të stërgjyshëve si popullsia më e vjetër në Europë. Gjithmonë kanë luftuar për liri e dinjitet”, tha Nurçe duke u ndalur edhe te bisedimet me Greqinë, tani që ka përfunduar edhe raundi i tretë i tyre mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati e homologut të tij grek Nikos Kotzias.

“Ne çamët besojmë se Shqipëria do dijë të negociojë me dinjitet e pa çeduar me palën greke, me qëllim që të gjendet një zgjidhje e kënaqshme për çështjen çame e bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh deputetja e PS ndërsa i ftoi të gjithë të mbanin një minutë heshtje.

“Është në nderin tonë, në këtë rast të mbajmë një minutë heshtje për të gjithë viktimat e pafajshme të Çamërisë.”

Tatiana Nurçe Piro, deputetja e Lushnjes është vajzë e dy prindërve emigrantë çamë dhe është nënë e dy djemve çamë.

Ky gjest i deputetes së PS u vlerësua së tepërmi nga publiku i cili ndoshta priste që këtë ta bënin deputetët e partisë çame, PDIU. /newsbomb/b.d

Next Post
VIDEO/ Çifti shqiptar marrëdhënie në makinë, policia i kap në flagrancë

VIDEO/ Çifti shqiptar marrëdhënie në makinë, policia i kap në flagrancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In