Seanca dëgjimore për Teatrin në Komisionin e Medias u kthye në një arene sherri, mes deputeteve të PD dhe kryebashkiakut Veliaj.
Deputetët e PD tentuan ta nxjerrin me forcë kryebashkiakun, me pretendimin se nuk ishte i ftuar, por Veliaj deklaroi se kishte marrë ftesë nga 11 deputetë.
Por Taulant Balla ka zbuluar një detaj interesant. Njëri nga deputetet e PD ishte i pajisur me vezë në komision.
“Aktorë të SHQUP-it, të pajisur me vezë në xhepa. Një deputet me mbiemrin Balliu se emrin nuk ia mbaj mend, ka hyrë në Kuvend i armatosur me vezë në xhep e pantallona, kjo është shoqëruar me akte dhune nga Salianji e Noka kundër gardës të filmuar dhe nga ana juaj”, tha Balla
Javanews/a.ç










