• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është Ben Çami që akuzohet për gjysmë toni drogë të kapur në Kapshticë

by Aalison Pearse Stevens
28/02/2016 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është Lutfi Shabani i njohur në Durrës si “Ben Çami”, që tashmë ka rënë në pranga si organizator i trafikut të 570 kg hashash, të sekuestruar në kamionin e bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Mësohet se Ben Çami në kartelat e policisë njihet edhe me emrin Artan Shabani dhe rezulton i dënuar edhe dy herë të tjera nga Gjykata e Krimeve të Rënda brenda këtij 10 vjeçari.
Bazuar në dosjen që ABC News ka siguruar, rezulton se dënimi i parë i Ben Çamit nga kjo Gjykatë është dhënë në vitin 2007 duke dënuar me 2 vite burg. Ky dënim, i është dhënë si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me grupin e Emiljano Shullazit, të arrestuar në operacionin e koduar “Identikit”. Në dosje, thuhet se Ben Çami ka furnizuar rrjetin e drogës së Shullazit me përziërs, ku janë kapur dhe sekuestruar rreth 100 kg përziers herion. Ndërkohë grupi që drejtohej nga Shullazi, rezulton ka trafikuar rreth 150 kg heroinë nga Turqia me korrier shtetas gjerman e kroat drejt Shqipërisë ku përpunohej në një laborator droge dhe më pas ajo nisej drejt Italisë.
Por pavarësisht dënimit, Ben Çami ka vazhduar aktivitetin e trafikut të drogës, ku vetëm pak muaj pasi lë qelit e dënimit, arrestohet në rrugën Kavajë-Durrës me mbi 15 kg heroinë që dyshohej se vinte nga Maqedonia. Me arrestimin e tij, policia I vuri prangat edhe 5 bashkëpunëtorëve të tjerë shqiptar por që kishin edhe shtetesi maqedonase dhe amerikane. Ky rrjet, sipas dosjes së dënimit, ka dërguar në Itali në 4 rrugë rreth 54 kg heroinë, e cila vinte nga Turqia pas përpunimit dërgohej në Itali. Si pjesë e këtij rrjeti në shtator të 2009 Ben Çami është dënuar përfundimisht me 8 vjet burg.
Nuk jepen detaje për kohën e daljes nga burgu, por lirimi i Ben Çamit nuk ka zgjatur shumë, pasi u arrestua 2 ditë më parë në Durrës, vetëm pak orë pas bllokimit të kamionit të mbushur me 570 kg hashash në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Si pjesë e këtij rrjeti, u arrestua edhe shoferi i kamionit Eldi Zahiri dhe bashkpunëtori tjetër Janaq Kaçeli. Para prokurorit Behar Dibra, asnjëri nga të arrestuarit nuk ka pranuar të flas për drogën e ngarkuar në kamion. Ndërkohë pritet që gjatë ditës së hënë, Gjykata e Krimeve të Rënda të marr në shqyrtim kërkesën e prokurorise për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për tre të arrestuarit e kamionit të mbushur me 570 kg hashash e që kishte destinacion Turqinë.
Next Post

Llokumet me arra, ja receta e shijshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In