• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është Ardian Çapja dhe si iu shpëtoi dy atentateve më herët/ Bosi i “Universit” në Elbasan fshehu fytyrën më 2016 me serum në dorë

by Java News
08/06/2020 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ‘hitman’ me snajper ka tentuar që të ekzekutojë për herë të tretë, anëtarin e një prej fiseve më të njohura të Elbasanit, Ardian Çapja. Ai është qëlluar në shpatull teksa ndodhej në shtëpisë e tij, duke shënuar atentatin e disatë që i bëhet atij. Po kush është Ardian Çapja dhe përse kërkohet “koka” e tij?

Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv. Prej vitesh familja Çapja ka qënë e akuzuar si e përfshirë në botën e krimit duke humbur nga atentate dhe ekzekutime të ngjashme edhe shumë familjarë.

55-vjeçari, Çapja ka qënë i arrestuar më parë për vrasje të punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Këtë vit atij i shkoi edhe formulari për vetëdeklarimin nga OFL-ja, ku shkruhej se Ardiani dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhurapër motive hakmarrjeje. Gjithashtu dyshohet se ai së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016.

Në vitin 2016 ai u arrestua sëbashku me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën pasi qëlloi më armë ndaj policisë. Por edhe pse gjithaçka ishte e dokumentuar me video, Gjykata e shpalli Ardianin të pafajshëm. Ajo ishte hera e parë, që ai u prezantua publikut. Edhe pse me serum në dorë, ai sërish ka bërë çdo gjë që t’u shmangej kamerave. Në një moment ai ka ngritur mbi kokë edhe bluzën e kuqe që mbante veshur, për të mos lënë asnjë gjurmë tijën në rrjet, duke fituar edhe titullin “i heshturi”.

Por përveç akuzave ndaj tij deri më tani nuk ka asnjë provë. Ligjërisht ai është pronari i hotel Univesit në hyrje të qytetit të Elbasanit dhe vijonte i qetë jetën si biznesmen.

Edhe pse sot u plagos në shpatull, kjo nuk është hera e parë që Çapjes i kanoset jeta. Ai u ka shpëtuar dy atentateve ku persona ende të paidentifikuar kanë tentuar ta eliminojnë.

Atentati i parë ndaj tij ndodhi në dhjetor të vitit 2017, kur Çapja i shpëtoi breshërisë së automatikut nga persona ende të paidentifikuar që e ruanin prej kohësh dhe tentuan ta eliminonin. Autorët dinin me saktësi orën kur 55-vjeçari hynte dhe dilte nga banesa e tij dhe e qëlluan kur doli tek dera. Çapja dëgjoi të shtënat dhe u rifut me shpejtësi në banesë duke mundur t’i shpëtojë atentatit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe në 6 gusht të 2017-ës, në makinën e tij vendosën një bombë. Por mesa duket Çapja ka lindur ‘me këmishë’ dhe ia doli që të shpëtonte edhe kësaj herë, pasi predha nuk shpërtheu.

Së fundmi, ai është bërë pjesë edhe e emisioneve televizive. Gazetari investigative, Artan Hoxha publikoi pak kohë më parë një foto tijën së bashku me kryeministrin Edi Rama. Mbetet për t’u parë, nëse edhe kësaj here Çapja do t’ja hedhë paq. Ndërkohë ende nuk dihet se kush është ‘dora’ që përpiqet ta eliminojë.

g.kosovari

Next Post
Thaçi cakton një datë të re për konstituimin e Kuvendit të Kosovës: E kërkuan partitë

"Kosova gati për dialog me Serbinë", Thaçi: Duhet unitet politik dhe të përshpejtojmë anëtarësimin në OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet hyrja e qytetit të Skraparit! Çahet edhe asfalti i rrugës që lidhet me Përmetin

Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet hyrja e qytetit të Skraparit! Çahet edhe asfalti i rrugës që lidhet me Përmetin

February 25, 2026
KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

KE-ja propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

February 25, 2026
“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

“Kush e emëron drejtorin?”, Çuçi debat me Lamallarin për agjencinë e re: Absolutisht këto që thoni ju s’janë të vërteta

February 25, 2026
Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

Edhe në Portugali çahen rrugët, ironia e Ramës: Atje opozita është në gjumë

February 25, 2026
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore, por mohon përfshirjen në krimet e Jeffrey Epstein: Ishte gabim i madh, më vjen keq

February 25, 2026
Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

February 25, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

Dekretohet ligji për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime edhe për krerët e drejtësisë

February 25, 2026
Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

February 25, 2026
Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

February 25, 2026
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In