• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush është Adami Dixhital që ka pushtuar portalet në Shqipëri?

by Aalison Pearse Stevens
26/03/2016 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Verifikim/

Është bërë e udhës që në vendin tonë, të besohet gjithçka mban emër të huaj. E po ashtu është bërë rutinë që mediat e reja (Portalet) të marrin nëpër portale të huaja gjithçka ka lidhje me Shqipërinë duke mos bërë pothuajse në asnjë rast një verifikim të vërtetësisë së  egzistencës së autorit dhe asaj që autorë anonimë ose jo, thonë për vendin, politikanët dhe imazhin Shqipërisë.

Në kuadër të gjithë kësaj zallamahie mediatike, ku secili mund të hapë një portal dhe ta quajë veten gazetar e ku mund të manifestohen lloj e soj ideshë pa asnjë kriter të së vërtetës, ndodhemi natyrshëm në një terr informativ dhe në një lumë mëkatesh mediatike që janë në të shumtën e herëve të qëllimta. E gjitha kjo lind nga “vjedhja” hileqare e emrit të mediave prestigjoze ndërkombëtare, duke i vendos emrit një “.net ; .org ; .al” etj nga pas, për tu dukur serioze kur në fakt janë as më pak e as më shumë se një strategji për të krijuar një makineri përbaltje të kundërshtarit me emra të rremë.

I tillë është rasti që po qarkullon në portalet shqiptare, të cilat nga paaftësia, dashakeqësia apo interesat e ngushta, servirën dje një shkrim të një tipi me emrin Adam B. Fairmont. Adam, i cili po të bëni një kërkim në GOOGLE nuk figuron askund as si emër e as si fytyrë, shkruan për këtë portal (http://foreignpolicynews.org/), portal i cili siç thashë më lart është poashtu një media online e cila ka përdorur emrin e prestigjiozes FOREIGN POLICY,(http://foreignpolicy.com/) e cila online është një ndër më të ndjekurat në Amerikë me qendër në Uashington. Aq serioze është prestigjiozja “Foreignpolicy.com” , sa mjafton t’i hedhësh një sy stafit link (http://foreignpolicy.com/staff/) për të kuptuar se çfarë do të thotë media dhe çfarë mediokritet.

Portali që kopjoi emrin, flet me gjuhën e një kryetari opozite në Shqipëri, përpos faktit që nuk ka një staf dhe një “zot”, është nga ana tjetër manifestues i një teknike të pisët siç është hedhja e shkrimeve të fabrikuara s’dihet se ku, pa asnjë bazë të vërtete, pa asnjë burim, pa asnjë citim, pa asnjë dokument verifikues për faktet dhe mbi të gjitha, me një emër që nuk figuron askund në google as si gazetar, as si intelektual a studiues. Emri është Adam B. Fairmont, ose e thënë ndryshe, një “qytetar dixhital” i një postali qorr dhe aspak profesional.

Ky portal qorr dhe pa identitet, që nuk ka një staf, nuk ka një emër që i del për zot, shkruan të përshkrimi i tij se çdokush mund të dorëzojë në një adresë e-maili një artikull dhe redaktori do e publikojë pasi t’i hedhi një sy.Pra, aty mund të shkruaj kushdo, edhe Adami Dixhital. E gjithë imagjinata e Adamit Dixhital mund të shfrenohet pa asnjë argument dhe të hedhë baltë mbi Shqipërinë. Kaq mjafton që për sa kohë flitet për ne, portalet tona të turren kush e kush ta përkthejë i pari e ta bëjë lajm.

Po si ka mundësi që profesionistët shqiptarë të portaleve që publikojnë “opinionet” e Adamit Dixhital, nuk verifikojnë më parë se kush është Adami dhe kush ështëforeignpolicynews.org/ ?

Disa nuk dinë, por pjesa dërrmuese ndoshta e dinë dhe nuk duan. E dinë që ky në fakt është syri qorr i cili sheh në shqip dhe flet në anglisht.

Lind pyetja: Si ka mundësi që ky portal flet njëlloj si zyra e shtypit të PD-së? Si ka mundësi që të gjitha i thotë Adami Dixhital i cili nuk ka fytyrë, nuk ka jetëshkrim por ka vetëm përmbajtje agresore dhe opozitare jashtë çdo kufiri imagjinar? Kush është Adami Dixhital që nuk na vjen nëpër emisione televizive të na ftillojë pak rreth politikës në Shqipëri?

Mos ndoshta Adamin e kemi parë shpesh të enjteve në parlament dhe netëve të gjata në emisionet që rreken të bëjnë opinion. A është Adami Dixhital në fakt një përmbatje që të gjithë portalet shqiptare  njohin dhe një fytyrë e cila ndryshohet sa herë i ngarkohet të thotë përmbajtjen e detyruar?

Po. Anonimati i gjithë portalit dhe autorit, linja e përqëndruar vetëm ndaj njërës palë dhe asgjë e thënë për të kaluarën dhe më e rënda, fakti që autori Adam nuk egziston, logjikisht flasin vetëm dhe vetëm për një makineri të krijuar në anglisht, e cila shfrytëzohet nga “përmbajtja” shqip. Sepse siç e thashë në krye të herës, në jemi të predispozuar të besojmë gjithçka mban emër të huaj. Këtë e di politika, këtë e dinë edhe “shefat” e portaleve që nuk do mund të shohin kurrë drejt profesionalizmit, sepse sytë e tyre janë të zënë nga drita e parasë.

Marrë nga LEXO.AL

Next Post

Letra publike/ Ushtarakët i kërkojnë Ramës: Ndërhy tek pensionet e parakohshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Konflikti më serioz që pas Luftës së Dytë”, Paskal Milo: Nuk do përdoren armët bërthamore…

March 19, 2026
Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In