• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është 36-vjeçari që i vendosën granatë në makinë, ja dëshmia në polici

by A R
08/06/2017 10:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 36-vjeçar ka denoncuar në Polici se persona të paidentifikuar i kanë hedhur një granatë në makinën e parkuar para shtëpisë. Megjithëse nuk ka plasur, pasi sipas Policisë bëhet fjalë për një granatë mësimore, ngjarja është konsideruar si kërcënim për pronarin e mjetit dhe është regjistruar procedim penal për “kanosje” e “shkatërrim prone”. Burime nga Policia thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës, ndërsa është zbuluar mëngjesin e djeshëm nga pronari i mjetit, 36-vjeçari Erjon Haxhiu.

Ai e kishte parkuar makinën e tij tip “Volkswagen”, para shtëpisë, në zonën e Laprakës. Kur ka dalë në mëngjes për të shkuar në punë, ka konstatuar të thyer xhamin trekëndësh të makinës. Duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë vjedhje të mundshme, ai ka nisur të kontrollojë brenda automjetit, por aty ka gjetur një granatë. Menjëherë ka telefonuar në sallën operative duke denoncuar ngjarjen.

Aty kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.3, që kanë rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa më pas kanë mbërritur edhe ekspertët xhenierë të RENEAs, për të bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës. Pas veprimeve që kanë kryer ekspertët, është konstatuar se objekti i gjetur brenda automjetit të 36-vjeçarit ishte një granatë mësimore.

I dëmtuari është marrë në pyetje nga oficerët e Policisë, për ndonjë dyshim të mundshëm rreth autorëve të ngjarjes dhe nëse kishte apo jo probleme me njeri. Burimet thanë se Erjon Haxhiu ka mohuar të ketë probleme apo të ketë marrë kërcënime më parë shkruan Panorama.

Ai ka deklaruar se ngjarja mund të jetë edhe ndonjë ngatërresë e mundshme, pasi pranë mjetit të tij kanë qenë të parkuara edhe makina të tjera gjatë natës.

Megjithatë, Policia nuk ka përjashtuar mundësinë e ndonjë kërcënimi ndaj 36- vjeçarit, pavarësisht se ai vetë e ka mohuar. Policia e Tiranës tha zyrtarisht se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarjeje. Ndërsa po verifikohen kamerat e sigurisë në bizneset pranë vendit të ngjarjes.

Next Post
Fituesit në Universitete shpallen në 5 shtator

Zbardhen tarifat për të gjitha fakultetet, ja sa duhet të paguajnë studentët për vitin shkollor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

February 14, 2026
Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

February 14, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

February 14, 2026
“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

February 14, 2026
Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

February 14, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

February 14, 2026
Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

February 14, 2026
Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

February 14, 2026
Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

February 14, 2026
Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In