• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Kush e ushqen obezitetin mediatik në Shqipëri?

by A R
31/03/2017 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tregu i gazetarisë shqiptare që në fillimet e tij (1992) ka qenë karakterizuar nga një tejmbushje. Lindur pas rënies së regjimit komunist, kur lejohej vetëm ekzistenca e mediave të regjimit, të kontrolluara nga partia në pushtet, me ardhjen e demokracisë, bota e informacionit ndoqi të njejtën etje për liri, që pati edhe ekonomia e vendit.

Kjo bëri që të lindnin, fillimisht, një numër i madh gazetash, pastaj edhe radiosh e televizionesh private dhe, së fundi, me përhapjen gjerësisht të internetit, solli një “bum” të portaleve online.

 Sot, në një vend me më pak se 4 milionë shqiptarë rezidentë, numërohen rreth 30 të përditshme me shpërndarje kombëtare, më shumë se 100 kanale televizive (analogë dhe digjitalë), 150 transmetues radiofonikë dhe një numër i pallogaritshëm portalesh web (mendohet të jenë rreth 250).

Arsyeja për këtë obezitet mediatik është edhe shkak për cilësinë dhe transparencën e dobët të sektorit: në kushtet e mungesës së një shteti të fortë dhe të një Drejtësie të pavarur dhe të drejtë, mediat në fakt janë instrumenta vetëmbrojtjeje (në rastin më të mirë) ose sulmi, me të cilat janë armatosur shumë sipërmarrës për të mbrojtur bizneset e tyre, që nuk kanë aspak të bëjnë me informacionin.

Pronarët e mediave shqiptare në fakt janë në shumicën dërmuese të rasteve ndërtues apo sipërmarrës, që qendrën kryesore të interesave të tyre e kanë jashtë sektorit të medias.

Thuhet se në Shqipëri ka më shumë media se sa gazetarë dhe kjo është dramatikisht e vërtetë. Fenomeni i obezitetit informativ në fakt ka përcaktuar një kërkesë të tepruar për gazetarë ndaj mundësive që ofron tregu, kështu, kushdo që vendos sot të bëhet gazetar, edhe në mungesë të aftësive minimale profesionale, mund të fitojë një rrogë dhe një vend pune.

Pasoja kryesore e këtij fenomeni është një cilësi përgjithësisht e dobët e informacionit, prodhuar nga gazetarë joprofesionistë dhe, në shumicë të rasteve, kushtëzuar nga interesat private të sipërmarrësve. Gazetarët, përveçse në përgjithësi pa një kualifikim të përshtatshëm profesional, nuk gëzojnë asnjë mbrojtje, as sindikale, as kontraktore dhe kjo i bën tmerrësisht të dobët ndaj presioneve të botuesve dhe politikanëve.

Mungesa profesionale e kategorisë së gazetarëve ka transformuar një pjesë të madhe të medias, duke filluar nga portalet e informacionit online, në kosha lajmesh të kopjuara reciprokisht, mbi të cilat nuk ushtrohet asnjë lloj seleksionimi dhe kontrolli. Prodhuesit e informacionit të dorës së parë janë një pjesë shumë e vogël e gazetarëve të angazhuar në media (të tjerët operojnë thjesht me copy/paste) dhe mbingarkesa e punës ndaj së cilës ekspozohen i shtyn të publikojnë lajme shpesh pa asnjë lloj verifikimi.

Sasia e madhe e lajmeve jo të sakta, ose krejtësisht false, që qarkullojnë në mediat shqiptare, të prodhuara gabimisht nga gazetarë seriozë, ka bërë të mundur që të gëlojnë “fake news”, të prodhuara në mënyrë të qëllimshme nga gazetarë joseriozë. Të bësh dallimin midis të vërtetës dhe të rremes, apo të gabuarës, kthehet kështu në diçka shumë të vështirë për lexuesit e telespektatorët dhe rezultati i këtij kaosi informativ është niveli shumë i ulët i besueshmërisë dhe respektit që gëzojnë në përgjithësi mediat shqiptare.

Obeziteti i tregut ndeshet, veç kësaj, edhe me një treg reklamash, që bëhet gjithnjë e më i varfër (si pasojë e krizës globale të konsumeve), por në të cilin përpiqet të ushqehet një numër mediash në rritje të vazhdueshme. Rezultati është një varfërim progresiv i mediave shqiptare dhe ky varfërim është një arsye më shumë për kthimin e botuesve dhe gazetarëve në shërbëtorë të pushteteve të fuqishme, natyrisht edhe kjo në dëm të profesionalizmit dhe besueshmërisë.

Paradoksi shqiptar është se, pavarësisht nga varfërimi i pandalshëm i mëdiave, asnjë prej tyre nuk mbyllet, por, në të kundërt, vazhdojnë të shtohen. Një fenomen ky, që e bën të qartë faktin se shpesh prapa mediave fshihen operacione të riciklimit të parave të pista.

Politika, që i ka bërë mediat shërbëtore të nevojave të saj, i trembet, ndërkohë, pushtetit që kanë mbi opinionin publik dhe për këtë arsye deri tani nuk ka ndërmarrë një aksion serioz transparence lidhur me origjinën e financimeve që mbajnë gjallë gazeta, televizione dhe portale web. Në demokracinë e re shqiptare vazhdohet kështu të besohet se liria e shtypit është sinonim i mungesës së rregullave dhe se një shtyp është me të vërtetë i lirë vetëm kur mund të veprojë jashtë çdo lloj kontrolli.

Në të vërtetë, ajo që gjithë gazetarët e botës kërkojnë është liria nga kontrollet mbi përmbajtjen, ndërkohë që këtu në Shqipëri kjo kuptohet si liri e pronarëve për të shkelur detyrimet tatimore dhe për të fshehur origjinën e burimeve të tyre financiare. Pas dekriminalizimit të politikës dhe përpjekjeve për të dekriminalizuar magjistraturën, po pritet të vijë dita kur në Shqipëri do të dekriminalizohen edhe mediat.

*)  Ky shkrim është përgatitur në bashkëpunim me Osservatorio Balcani e Caucaso për Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi vetëm e Shqiptarja.com dhe nuk mund të pretendohet në asnjë mënyrë se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian

Next Post
Gjeni vend tjetër për t’u ndeshur, djema!

Po me urën ç’patën xhanëm…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In