• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e tradhëtoi sot Sali Berishën

by Flogert Muça
22/12/2016 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Sot Sali Berisha ka marrë një goditje të fortë. Rrëzimi i kërkesës së Partisë Demokratike nga Gjykata Kushtetuese sa i përket kushtetueshmërisë së Vettingut, ishte një dush me ujë të ftohtë për Berishën, Bashën dhe Bylykbashin që mesa duket kishte vënë bast se do ta rrëzonte.

Vendimi i sotëm ka dy momente kyçe që nuk duhen lënë pa vënë re dhe thënë. I pari ka të bëjë më vendimin e gjyqtarëve, ndërsa momenti i dytë ka të bëjë me tradhëtinë.

Vota 6-2 në favor të Vettingut që BE e ka përkthyer në votë për çeljen e negociatave, është një lajm i mirë për Shqipërinë. Por nuk duhet të humbin toruan të quajmë hero asnjë nga gjyqtarët që votuan pro ligjit. Sepse ata duhet t’i nënshtrohen Vettingut që më pas të quhen dinjitozë ose jo. Sot gjyqtarët dhanë një vendim që ngjante më shumë si një formalitet, sepse kushtetueshmëria e ligjit ishte thënë e stërthënë nga SHBA, BE, Komisioni i Venecias.

Pasi matën pulsin e publikut dhe ndërkombëtarëve, gjyqtarët (ndoshta jo të gjithë, ja lëmë Vettingut) arritën në përfundimin se të gjithë i kishin kundër. E nëse do ta rrëzonin këtë ligj, fati i tyre s’do dihej, ndërsa nëse do ta aprovonin siç bënë, të paktën do mbahen mend për një vendim të drejtë.

Lajmi i mirë nga Kushtetuesja sot iu mbyll gojën të gjithëve, i vë kapakun një debati mes dy kampeve. SHBA, BE dhe mazhorancë përballë Partisë Demokratike.

Mirëpo pikërisht këtu fillon tradhëtia. Ndaj Berishës sot është kryer akti më i rëndë i tradhëtisë. Votimi pro ligjit të vettingut është rreziku më i madh që Berisha ka parë deri më sot. Rreziku më i madh sepse ndryshe nga herët e tjera ku sa herë ka parë një kërcënim ai e ka neutralizuar ose asgjesuar me pushtetin që kishte, këtë radhë ai nuk ka asgjë në dorë. Sistemi i tij i drejtësisë sapo i dha OK pastrimit të vetes. Duke rrezikuar kështu jo vetëm veten e tyre, por drejpërdrejt edhe kumbarët politikë që i kishin emëruar. Pra doktorin&co, i cili sot nuk ka më fuqi të përdorë asnjë nga teknikat e tij që kemi parë në ngjarje si 1997, 21 janari e të tjera të shërbimeve sekrete.

Ndaj sot ai nuk ka asgjë për të thënë as në Kuvend, as në Facebook.

Doktori nuk është tradhëtuar asnjëherë në sytë e opinionit publik, sepse sapo ai e ka vënë re një gjë të tillë, ka vepreuar duke mos e lënë të ngrejë kokë tradhëtia ndaj tij. Hera e parë që u tradhëtua ishte sot, e kjo ndoshta është tradhëtia që shkatërron përfundimisht rrjetin e ngritur prej tij, duke i rrezikuar gjithçka. Tradhëtia e parë ndaj tij, e ‘vrau’!
Lexo.al

Next Post
Apple tani me iPhone “Ferrari”

Apple tani me iPhone “Ferrari”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In