Për Fatbardh Kadillin, votimi familjar është problematika kryesore nga e cila kërcënohet vota e diasporës, në zgjedhjet e 11 majit.
Ish-deputeti demokrat tha në Off the Record me Andrea Dangllin, se familjari më me autoritet do të ushtrojë presion ndaj të afërmve, teksa shtoi se do të ketë tentativa dhe për të blerë vota.
“Jam i bindur se familjari me më shumë autoritet do të mbledhë kartat e familjes dhe do ti detyrojë si të votojnë. Edhe jashtë do të tentohen të blihen vota. Ai që ka një bar apo restorant do tu thotë punonjësve votoni këtë apo atë. Është rënduar gjendja me përfshirjen e kriminelëve. Si shoqëri jemi dorëzuar ndaj kësaj. Shpresoj që atë që shpalli me bujë SPAK ta shohim të materializuar. Duhet një dorë e hekurt”, tha Kadilli.