Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga skandali i ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.
Hoxha sqaroi se nuk kemi të bëjmë vetëm me një skandal erotik, por mund të ketë edhe korrupsion në aferën e kryebashkiakut me shtetasen A.K dhe se kjo mbetet për t’u sqaruar nga SPAK.
Bëhet fjalë për një projekt të sterilizimit dhe strehimit të qenve të rrugës, të cilin A.K i’a kërkon Gjicit për shkak të detyrës së tij si kryebashkiak. Pas aktit seksual, Gjici e drejton shtetasen A.K tek zyrtarë të tjerë të bashkisë, të cilëve u dorëzon dokumentat.
E gjithë ngjarja është zhvilluar në 13 minuta.
Artan Hoxha: Është një ngjarje që në Shqipëri themi se zgjat tre ditë. Iu sulën të gjithë asaj vajzës, kush e futi, kush fshihet, ka dalë me Berishën, etj. Në fakt historia e vërtetë është ajo që ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Jam vënë në dijeni për videon, ditën që është bërë betimi i tij si kryebashkiak. Filmimi është bërë në 6 qershor, tre ditë para se të bëhej betimi i Gjicit si kryebashkiak.
Për 14 minuta ajo vajza ka hyrë në zyrë, ka mbaruar punë, është diskutuar pë një projekt për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës, është thirrur kryetari i bashkisë për këtë punë, ka vajtur në zyrë për të marrë orientimin, i është thënë që kjo gjë do të shkojë në Këshillin Bashkiak dhe në minutën e 13 ajo del nga bashkia, hipën në makinë dhe aty mbyllet video. Për 13 minuta ka ndodhur e gjithë historia.
Artan Hoxha: Ajo është në hetim nga SPAK. Nuk mendoj se Safeti apo vajza kanë patur interes për ta nxjerrë videon. Megjithëse ajo ka dhënë emër tjetër aty. Marrëdhënia intime është thjesht shkelje etike. Problemi është projekti mbrapa për qentë. Para se të flisnin për projektin bënë atë që panë njerëzit dhe pastaj
Artan Hoxha: Nuk del dhjamë nga pleshti, por edhe nga dhjami qenit u nxirrkan para. E di sa territory ka Bashkia e Kukësit? Kush i numëron sa qen ka? Kur ne na ikin gjëra të mëdha, kush i numëron qentë? Pse u bë sot kjo gjë? Gjatë këtyre tre ditëve po largohej vëmendja nga problemi dhe po merreshin me gjëra dytësore. Problemi është keqpërdorimi i pushtetit, keqpërdorimi i ambjenteve të pushtetit dhe pastaj kjo që duhet verifikuar.
Kjo video tregon se ajo që tha Gjici nuk është e vërtetë, pra s kanë patur lidhje, por se është bërë për këtë gjë. Për këtë ka vajtur ajo, për të marrë fonde. Ajo thotë e kam marrë këtë tender në Librazhd dhe thotë jam ambientaliste, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve. Ajo ka thënë të marr këtë projekt, duke e ditur që Kukësi e ka këtë problem. Por, kjo mbetet në fazën e tentativës.
Video u regjistrua në datën 6, betimi ka ndodhur në datën 9. Është thënë që do të kalohej në Këshill por nuk u arrit të bëhej mbledhja e dytë./m.j