• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kush e merr koncesionin 20 vjeçar për terminalin e autobusëve në Sauk

by Java News
25/12/2016 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një terminal i ri për autobusët pritet të ndërtohet në juglindje të Tiranës, në Sauk, pranë TEG.

Bashkia Tiranë ka miratuar projektvendimin për “Përcaktimin e vendndodhjes së terminalit jug-lindor të autobusëve në Bashkinë e Tiranës”, ku ka ngarkuar strukturat përgjegjëse të Bashkisë së Tiranës të lidhin një marrëveshjë më Praslin Investment AL  Sh.A. për garantimin e investimit me fondet e Praslin Investment AL Sh.A. dhe operimin e terminalit jug-lindor të transportit të autobuzëve prej kësaj të fundit për më së paku 20 vjet.

Vendimi vjen pasi me shkresën me datë 18.12.2015 nr./prot. 21864 shoqëria Praslin Investment AL. Sh.A. kishte bërë propozimin e pakërkuar për ndërtimin e terminalit jug-lindor.

Terminali

Sipas relacionit të Bashkisë, Terminali Jug-lindor është alternativa më e mirë për t’u ofruar shërbim 23% të hyrje/daljeve ditore nga qyteti i Tiranës nëpërmjet këtij shërbimi nga krahu i Rrugës së Elbasanit, duke lehtësuar kështu ndjeshëm trafikun  në Tiranë dhe duke iu ofruar qytetarëve një shërbim më eficent në kohë dhe vlerë monetare.

Projekti i Terminalit Jug-lindor i paraqitur propozon ndërtimin, operimin dhe menaxhimin e Terminalit Jug-lindor të Tiranës për autobusët. Ai do të ngrihet pranë hyrjes së autostradës Tiranë – Elbasan dhe segmentit lindor të unzaës së madhe të Tiranës dhe do të ofrojë shërbimet e plota të një terminali bashkëkohor si dhe ambjente të tjera shtesë për shërbimet të domosdoshme për udhëtarët dhe oeratorër e shërbimit të trasnportit, gjatë stacionimit të tyre.
Projekti i Terminalit Jug-lindor, do të zhvillohet në një pronë private të ofruar nga investitori me një sipërfaqje totale 20.000 m2 e cila ofron akses mjaft të kënaqshëm për zhvillimin e Terminalit. Kompleksi i Terminalit do të përbëhet nga ambjentet e hapura dhe ndërtesat kryesore e Terminalit.  Ambientet e hapura, të cilat përfshijnë shehset, rrugët e qrkullimit të bdrndshëm të Terminalit, trutuarët, pikat e kontrollittë hyrje-daljeve në terminal zënë një sipërfaqje prej 12.000m2.
Gjithashtu në kufirin perëndimor të Terminalit do të realizohet një rrugë që do të shërbejë për të lidhur Terminalin dhe pronat e tjera (jo pjesë e Terminalit, me autostradën Tiranë – Elbasan dhe unazën e jashtme të Tiranës. Kjo rrugë do të realizohet së bashku me sistemin e përroit të Kabillit (sipas Projektit Inxhinierik përkatës dhe zë një sipërfaqje rreth 1500m2). Ndërtesa që do të ketë shërbimet kryesore të Terminalit ka një sipërfaqje rreth 10.500m2, të organizuara në dy kate. Sipas propozimit, kompleksi i Terminalit do të përbëhet nga ambientet e hapura dhe ndërtesat e Terminalit, të cilat do të përbëhen nga:
– Sallë pritje (kati -1) – 650m2
–  Holle dhe korridore (kati përdhe dhe kati -1) – 1600 m2
– Biletari (kati përdhe) – 80 m2
–  Njësi Tregtare (kati përdhe) – 185 m2
– Bar –  Kafe (kati përdhe dhe kati -1) – 225m2
– Zyrat për kompanitë e transportit (ndërkat i katit përdhe) – 450m2
– Servisi për mirëmbajtjen e autobusëve (ndërtesë e veçantë ) – 200m2
– Bagazhe (kati përdhe) – 100 m2
– Zyrat e menaxhimit dhe sigurisë së Terminalit – 200m2
– Ambient shplodhje për shoferet (ndërtesë e veçantë) – 100m2
– WC (kati përdhe) – 110m2
– Kabinë elektrike – 70 m2

Ndërsa në Parkimin me një sipërfaqje prej 6000 m2 përfshihen:
– Vendqëndrime për autobusët qytetas dhe mbërritjet -9;
– Vendqëndrime për nisjet  – 24;
– Vendqëndrime për nisjet 8+1  -9;
– Parkim bus në pritje  -12;
– Taksi 4+1  -5;
– Kiss and ride  -10;
– Parkim për makina private  -150;
– Hapësirat e këmbësorëve dhe dy katet e ndërtesës janë të lidhura me paltfromat e Terminalit,     nëpërmjet shkallëve fikse, shkallëve lëvizëse dhe ashensorë.

Lidhja e Terminalit me autostradën Tiranë – Elbasan dhe Unazën e madhe të Tiranës, do të realizohet me anë të një rruge që do të kalojë mbi përrua (me tombino).  Sipërfaqja e rrugës parashikohet të jetë 1,500m2.

Trafik i rënduar

Trafiku hyrës total në Tiranë (autobus / minibus) numëron në 18,066 njësi. Rrugët kryesore hyrëse janë Rruga e Durrësit me 7,250 transferta / ditë (e barabartë me 40% të totalit të flukseve përbrenda), pasuruar nga Rruga e Elbasanit me 5,270ntransferta / ditë (29%); Rruga e Kavajës me 4,674 transferta / ditë (26%) dhe më në fund Rruga e Dajtit me 872 transfertat / ditë (5%).
Transfertat e përditshme me autobus / minibus dalëse janë më të shumta se ato hyrëse dhe vlerësohen deri në 20,776 njësi. Rruga kryesore dalëse është përsëri Rruga e Durrësit në të cilën tranzitojnë 44% e automjeteve (9,092 transfertat / ditë). Rruga e dytë kryesore është Rruga e Kavajës (7.292 transferta / ditë barabërtme 35% të totalit t e flukseve dalëse), e cila së bashku me Rrugën e Durrësit përbën gati 80% të totalit të flukseve të trafikut dalës. Rruga e Elbasanit (3.528 transfert / ditë barabartë me 17% të flukseve dalëse) dhe Rruga e Dajtit (Dibrës) ( 864 tranfertat/ ditë barabartë me 4% të flukseve dalëse), e cila, edhe më pak e rëndësishme dalëse për Tiranën.

Në projektin Plani Rregullator Urban i Bashkisë Tiranë (2009), si dhe në planin që është në procesjanë përcaktuar disa “stacione fundore” apo terminale për transportin publik të Tiranës, dhe njëri nga at është pikërisht në Sauk që është qendra e trafikut për flukset e udhëtarëve që vijnë nga zona jug-lindore e Shqipërisë si edhe trafiku ndërkombëtar që i bashkohet këtij fluksi. Po kështu në planet për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, që për seksionin e saj jug-lindor është drejt përfundimit, shihet se, me ndërtimin edhe të seksionit veri-lindor, stacioni i Saukut pranë TEG-ut kthehet në një nyje mjaft të rëndësishme e trafikut dhe me një pozicion ideal për një terminal të transportit publik i cili do të lehtësonte mjaft edhe trafikun që hyn në Tiranë nga jug-lindja./ Monitor

Next Post
Si do të jetë moti ditën e nesërme

Si do të jetë moti ditën e nesërme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In