• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush e ka radhën”, PD publikon hartën e kryebashkiakëve që akuzon për të shkuarën

by A R
17/01/2020 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas denoncimit të kryebashkikut të pestë të Ramës, atë të Matit, si person i dënuar më parë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, publikon sot hartën e kryebashkiakëve me të kaluar kriminale.

Me anë të një postimi në Facebook, Gazment Bardhi, duke postuar hartën, dhe teksa shkruan se përgjegjësi kryesor i kesaj gjëndjeje është kryeministri Rama, i adreson atij pesë pyetje, që presin të marrin përgjigje.

“Kush është i rradhës? Edi Rama nuk mund të fshihet pas përgjegjësisë ligjore personale të 5 kryebashkiakëve ilegjitimë të emëruar prej tij, Valdrin Pjetrit të Shkodrë, Agim Kajmakut të Vorës, Mark Babanit të Vaut të Dejës, Qerim Ismailajt të Mallakastrës apo Agron Malajt të Matit. Edi Rama ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen dhe promovimin e tyre dhe duhet të mbajë përgjegjësi për kriminalizimin e qeverisjes vendore. Ai është arkitekti i promovimit të krimit në politikë dhe ndërtimit të modelit kriminal të bashkëqeverisjes me krimin e organizuar, që ka demotivuar të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi dhe po i detyon të largohen nga vendi”, shkruan Bardhi.

Më tej ai shton se Edi Rama duhet të japë llogari: “– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Shkodër, përzgjodhi dhe kandidoi një trafikant droge?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vorë, përzgjodhi dhe kandidoi një fallsifikator?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vaun e Dejës, përzgjodhi dhe kandidoi një hajdut?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mallakastër, përzgjodhi dhe kandidoi një dhunues?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mat, përzgjodhi dhe kandidoi një vrasës?”

Sipas Bardhit, “Shqiptarët e kanë kuptuar se të bësh karrierë në qeverisjen e Edi Ramës duhet të jesh i certifikuar në trafik droge, fallsifikim, vjedhje, dhunë apo vrasje! Ky është ekipi dhe modeli qeverisës i Edi Ramës!”

/a.r

Next Post
Korsi e re për biçikletat te rruga “Medar Shtylla” i shtohet rrugëtimit të pedaluesve të Tiranës

Korsi e re për biçikletat te rruga "Medar Shtylla" i shtohet rrugëtimit të pedaluesve të Tiranës

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Turp per PD As ne kohen e Inkuizicionit s,,Jane bere keto gjurmime deri ne barkun e Nenes.PD masakroi shqiptaret,i vrau,i cnderoi,i vodhi i sogni.Turp

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In