Nga Enton Panariti
Pak më shumë se një muaj më parë ndodhi prishja e godinës së teatrit. Pluhuri i mbeshtolli me vete në harresë thirrjet ,mitingun, zënkat, hatërngeljet,emocionet televizive , herojntë qe u zhveshën live dhe presin dekoratën dhe krokodilët që qanë gjithashtu live , pra gjithë rremujën që vijoi më pas.
Teatri ishte ferri ku digjeshin mëkatarët dhe parajsa nga ku dilnin engjëjt që më pas putheshin me zoterit e tyre në qiejt e opozites.
Dhe nga puthja në fyt të njëri tjetrit për të mbrojtur me gjak cdo gjë që është në shbërje të vazhdushme.
Kuptohet jemi në shqiperi dhe urrejtja është ideali që të bashkon për të ecur me vetmohim në drejtimin që i ke caktuar vetes.
Për sa i përket engjëjve atyre nuk para ju bie rruga nga trojet tona. Situata politike dhe psikologjike nuk është e mirë. Situata artistike është edhe më keq.
Beteja për arti dhe kulturën duhet të kishte filluar shumë, shumë më herët që të merrte kuptim e duhur ajo për teatrit tani. Gjithmonë kam menduar që nuk duhej mbrojtur godina e teatrit veç nga teatri si art, por duhej mbrojtur gjithë arti dhe kultura. Mbas viteve 90’ teatri kombëtar u kthye në bingo , pallati kulturës u bë pjesërisht bingo dhe pjesërisht klub nate, pallati i kulturës “Ali Kelmendi” kafe, estrada e Tiranës u bë restorant, teatri i operas dhe baletit u kthye në part time nga mungesa e artistëve.
Sallat e shumta të ekspozitave u kthyen në kafene. Kinematë u zhdukën një nga një. Biblotekat e lagjeve u kthyen në qebaptore . Kinostudio shqipëria e re u mbyll. Lidhja e shkrimtarve dhe artistëve pushoi së ekzistuari . Të gjitha veprat artisike në pikturë dhe skulpturë që gjëndeshin në institucionet e shtetit ndruan vënd dhe u zhdukën pa asnjë mëshirë. Gjithë filmat, teatrot, estradat shqiptare të realizuar përpara viteve 90’ u pezulluan për gati një dekadë. Aktorët dhe artistët ngelen më tituj në gjoks por me shumë pak ose aspak ditë pune si aktorë. Politika ishte bërë aktori kryesor në vënd.
Politika filloi ti përçante dhe ndante artistët si askush tjetër më parë.
Realiteti i ri i kishte bërë të shikonin me dyshim njëri tjetrin të veshur me ngjyra blu dhe rozë.
Në këto kushte një pjesërisht e madhe e tyre filloi rrugëtimin nëpër botë pjesa që ngeli mbante veten me gajret me kujtimet e së shkuarës . Ca edhe vdiqen nga pikëllimi ca të tjerë nga pikëllimi filluan të flasim me vete duke i mbushur mëndjen vetes që gjërat nuk ishin aq keq sa dukeshin.
Rolin e teatrit e zuri kuvëndi popullor si skena më adapte për të lojtur tragjikomedinë kombëtare ku përvec sharjeve me libër shtëpie u dëgjuan edhe krisma revolveri.
I gjithë teatri luhej për fatet se kush do hante i pari nga torta kombëtare shqiptare. Tamam si në ato filmat multipikative ku një tufë qensh duan të bëjnë marrveshje me një tufë macesh për të ngrënë nga i njëjti kazan ditë – natë, herë njëri, herë tjetri dhe herë pas here pa rradhë, ku të dyja palët ja kanë me hile njëra tjetrës. Asgjë nuk ka ndryshuar deri më sot
Sherri për godinën e teatrit i ka fillesat atëhere.
“Unë jam teatri” vështirë se ishte lëvizje. Mbase ishte një nismë e cunguar pa fantazinë e duhur për tu bërë një lëvizje për të tërhequr drejt vetes të gjithë trupën e aktorve dhe artistëve të teatrit ose edhe atë pjesë të interesuar të popullit kudo që ndodhej . Ata që e pagëzuan donin të përfshinin mbi të gjitha pjesën e popullit që ishte kundra pozitës në pushtet , që të shfaqeshin në mbrojtje të godinës nga prishja.
Këtu fillon të ndahet historia e godinës nga ajo e teatri.
Godina ishte amortizuar ndërsa trupa e aktorve ishte e përçarë.
Teatri i vërtetë luhej diku tjetër.
Me lëvizjet e tyre në mbrojtje të godinës pjesmarresit e nismës ja dolën me sukses të krijojnë efektin e kundërt duke e përçarë edhe më shumë vet trupën e artistëve. Pjesa më e madhe thjesht refuzoi të përdorej .
Mbase do të kishte qenë më mirë që kjo nisëm te quhej “ ne jemi arti”, “ arti kultura në rrezik “ose diçka tjetër, por jo unë jam teatri per arsyen e thjeshte qe aty po mbrohej godina jo teatri, teatri është tjetër gjë.
Teatri hyn ke Arti, dhe Arti dhe Kultura përbëjnë shtyllat më të rëndësishme të kombit .
Shteti dhe zyrat e tij mund të ndryshojnë destinacion, mund edhe të prishen, por mund të ndërtohen prap , më të mira dhe më moderne , por arti dhe kultura nuk bëhet gjithmonë nga fillimi.
Aq më teper kur ky Arti yne i kishte fillimet jo shumë kohë përpara.
Arti dhe kultura është si vera sa më vjetër të ruhet aq më e mirë bëhet.
Në një vënd si shqipëria ku secili do që të pijë qumësht nga lopa e vet dhe jo nga lopa e komshiut për arsyen e thjeshte se mendon që komshiu ja ka me hile ( dhe këtu e kam fjalen vetëm për qumshtin se kur është fjala për tjetër gjë pula e komshiut është më e mirë) nisma do duhej të kishte shtuar dozën e besimit në kauzën e tyre te njerëzit e thjeshtë . Mbase do ishte dashur më shumë idealizëm se sa patriotizëm partiak por përsëri do kishte qënë e vështirë për ti motivuar të dilnin shqiptarët në mbrojtje të artit dhe kulturës . Arti dhe kultura në vënd kanë kohë që janë në koma .
Nga një ecje e thjesht në Tiranë mund të konstatosh fatkeqsissht se nuk ka asnjë monument, asnjë bust të ndonjë aktori, kompozitori, poeti, balerini, të ndonjë artisti , të gjallë ose të vdekur prej kohësh në ndonjë shesh apo park në shenjë respekti dhe mirnjohje për artin e tyre.
Me respektin për emra të përvetshem fillon vlersimi për artin dhe kulturën dhe që këtu do merrte kuptim sa do pak edhe loja për godinën e teatrin.
Kështu edukohet populli të cilit një ditë të bukur do i kërkohet të rreshtohet për të të mbrojtur.
Por jo jemi shumë larg kësaj situate.
Të jesh artist në shqipëri në këtë periudhë të shohin ndryshe psh: e cfarë po bën, atë që bën ti të thonë e bëj dhe unë, pse ku duhet shkollë me kendu, muzika tani behët me kompjuter dhe nuk ka arsye që të mësosh solfezh, harmoni, folklor,etj, etj.
Dhe nuk mbaron këtu, por dalin në konkluzion që ti mund të kishe pas më shume fat po të ishe marrë me dicka tjetër. Ky eshte the happy end i diskutimit.
Pak a shumë askushi. Heshtja e gjatë ndërvite këtu do të na sillte.
Harrohet që artisti është krijues dhe krijusi është Zoti dhe ke Zoti gjejmë strehim edhe kur kemi ndonjë hall.
Në Tiranë u prish godina e teatrit por jo teatri. Teatri si pjesë e artit dhe kulturës ka kohe që në shqipëri është dhe janë në reaminacion dhe pa asnjë doktor mbi kokë.
Godina ishte kanoçja që i bihej me këmbë për të bërë zhurmën e rradhës.
Zhurmën politike të rradhës.
Godina ishte më pak se vepër arti.
Në konceptin urbanistik të Tiranës së dikurshme godina e teatrit krijonte një mardhënie interesante me gjithë godinat e tjera rreth e qark, kaq, por jo për ta kualifikuar si një vepër arti.
Nje vepër arti të bën të ndalosh ta shohësh dhe ta memorizosh në një foto për kujtim.
Përpara sesa kjo cështje të kthehej në kalë beteje, nuk mbaj mend të kem parë kurrë ndonjë njeri që të bënte një foto përpara hyrjes së saj .
Kuptohet secili nga ne ka nostaligjtë e tij dhe teatri ka pjesën e vet, por Tirana tashmë është një qytet tjetër me shumë pak lidhje me atë të nostalgjive tona.
Në Tiranën e nostalgjive tona kanë ngelur shumë pak njerez që mbajnë mend që dikur bëhej xhiro për nate, nga universiteti te skënderbeu ose nga shatërvani te shatërvani . Të dy shatërvanet nuk ekzistojnë më.
Luga e babëzis i ktheu në hiç.
Nostalgjitë tona nuk kanë lidhje me dëshirat e atyre që mbajnë lugën në brez dhe vështrimin e mprehur se si të hanë sa më shumë nga torta kombëtare.
Babëzia e klasës politike për tu pasuruar me çdokusht ndërtoi edhe atje ku dikur kishte vetëm një pemë carace dhe asgjë tjetër dhe më pas e shiti një apartamet me cmimin e tokës në Berlin. Kjo psh është mbresëlënëse.
Në Berlin te çmimi i apartamentit përfshihet dhe sheshi ,shatervani, parku, kisha, por dhe monumenti i Goethës, etj.
Po kush i mendon gjërat aq gjatë.
Vë bast që asnjë nga ata që ju ra rasti të hynin si të përzgjedhur të kryetarit në politike dhe që u ulën në instiucionet e qytetit në Tiranë të ketë një foto të vetme para godinës së teatrit.
Ke statuja e skënderbeut me siguri që kanë sepse atje ishte vendi i takimi për të sapo ardhurit.
Por ke teatri jo.
Kuptohet ata nuk kishin dhe nuk kanë kohë për të humbur me teatrin, apo me artin dhe kulturën në përgjithësi .
Ata teater bëjnë cdo ditë dhe të enjten japin shfaqe premier. “Idioti” i Dostoyevskit të duket një vepër mediokre përpara trupës teatrale parlamentare shqiptare.
Ketë ka kapur Rama dhe ka arritur me mjeshtëri të pa parë t’ia ofroj si shfaqje asaj pjese të popullit që e pëlqen gallatën dhe sarkazmën e tij të thellë deri në tallje ekstreme për atë trupë mediokrish që ka përpara dhe atje në tallje atij nuk i del njeri përpara.
Çdo të enjte ai e mpreh shpatën edhe njëherë sipas situatës dhe bën talljen e rradhës. Në atë sallë ai ka edhe shkopin edhe karrotën ne dorë. Opozitën e lanë nervat përballë nje kryeministri/showman që nuk ndalet përpara asgjëje dhe dolën nga parlamenti vetëm për faktin që nuk arrinte dot ta duronte dhe ti përgjigjej me të njëjtën cilësi talljeje talljes së tij. Gallata u kthye në kalë triumfi për kryeministrin. Mire? Keq?
Shqiperia ka parë edhe më keq në pritje për më mire.
Siç duket një pjese të popullit i pëlqen gallata që ofrohet dhe kryeministri ju duket si kamzhik që i fshikullon ata anonimë që ka përpara të paktën një herë në javë.
Shumica e tyre në sallë mbasi është bërë “ apeli “ mezi pret që e enjtja të kalojë dhe luten si ata nxenesit katranjos që mësuesi/kryeminister të mos ja përmëndi emrin për keq në mësim .
Kështu vegjetojnë më të qetë.
E enjtja është një ditë spektakli për politikën dhe një ditë borderoje për anonimet.
Godina e teatrit i bëri të dyzetat por askush nuk e kujtoi më . Si çdo gjë që qahet detyrimish do harrohet.
Shfaqja teatrale e politikës ja vodhi momentin përsëri. Torta nuk ka mbaruar ende. Qentë dhe macet duan një marveshje të re si ta rihanë nga e para. Për art dhe kulturë nuk është momenti. Për art e kulturë ka gjithëmonë kohë në të ardhme.
Gjatë verës me siguri do këndohet në ndonjë vënd për ndonjë synetllik.
Arti gjen forma origjinale të shprehjes artistike.
Kush thotë që nuk ka art ja fut kot.
Duke shpresuar që godina e re do ndërtohet mu kujtua një reagim i të madhit H. Ford kur për herë të parë ai po i ofronte njerzimit prodhimin në seri të makinave me të njëjtin emër.
Kur e pyetën a u konsultua me popullin për prodhimin e makinave ai u përgjigj:
“nqs do kisha pyetur popullin se cfarë ata do donin përgjigja mund të kishte qenë e thjeshtë : një kalë me të mirë dhe më të fortë për të tërhequr karrocën”.
Ndërkohë H.Ford i kishte ngulur sytë ke e ardhmja, ke zhvillimi dhe makina ishte e ardhmja.
Populli ishte mësuar me kalë, e ardhmja kishte nevojë për makinë.
Ford nuk pyeti dhe nuk bëri atë që mund të donte populli por thjesht ndoqi intuitën e tij se cfarë ishte më mirë për të ardhmen.
Intuita i bën njerzit të ndryshëm.
Mbase dhe lidërs.
Imazhi i servirur i një cope të marrë nga rrënojat e godines dhe i shëtitur vërdall si gur themeli i teatrit kombëtar nuk do mund të kthehet kurrë në simbol të historisë së vërtetë të teatrit aq më pak të artit dhe të kulurës shqiptare.
Një monument i R Ndrenikës , R Arbanës, Violeta Manushit ,T Kurtit, Timo Fllokos, Viktor Zhustit, K. Roshit, S Prosi, B Lakos, K Çaushi, R Trebickës, I Kadares, D Agollit, V Vangjelit, S Sallakut, V Zela, etj, etj, aktorë , regjizorë, kompozitorë e artistë do i kthenin respektin e munguar, por të merituar artit dhe kulturës shqiptare.
Të shpresojmë që godina e re e teatrit do ndërtohet në kohë dhe arti dhe kultura do dalin nga gjëndja ku jane katandisur momentalisht.
Shpresa vdes e fundit. Natyrisht, nwse nuk ka vdekur as fundi!