• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e ka mision asgjesimin e PD?!

by Artur Ajazi
23/11/2017 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi/

Muajt e fundit, gjithnjë dhe më shpesh në rrethet mediatike po pasqyrohet ajo ç’ka po ndodh në Partinë Demokratike, duke i rrëmbyer vëmëndjen jo vetëm të strukturave qëndrore dhe lokale të kësaj partie, por edhe të aktorëve të tjerë. Dhe në të vërtetë, çfarë po ndodh në PD, pse ka degjeneruar deri në këtë pikë kjo parti politike me dimensione kombëtare, kush dhe pse duan ta asgjesojnë PD ? Këto pyetje sot janë më evidente se kurrë jo vetëm nga ata që deri dje ishin fare pranë piramidës saj, dhe që sot janë flakur jashtë oborrit të selisë, por edhe nga shumica e anëtarësisë e cila mbetet e tulatur mes deklaratave kontradiktore që vijnë nga shumë burime si brënda ashtu edhe jashtë PD.

Realisht duket e habitshme ta mendosh se Partia Demokratike, partia e parë opozitare, të katandisej deri në atë pikë, sa opinioni publik, mediatik e politik, vazhdon të forcojë mendimin se kjo parti, është pranë asgjesimit të saj fizik e politik. Pra më qartë, në rast se PD do të hynte në zgjedhje sot, ajo do të humbiste edhe të paktën 120 mijë vota të tjera. Faktorët e tjerë politik jashtë PD, janë të interesuar për një gjë të tillë, kryesisht partitë e spektrit të majtë, dhe me të drejtë. Edhe pse ka fituar bindshëm zgjedhjet e fundit , PS si partia më e madhe e së majtës, po konsolidon strukturat e saj me brezin e ri, duke nisur nga qeverisja qëndrore, për faktin se njerëzit besojnë më shumë tek program dhe tek pushteti i saj. Padyshim të njëjtin interes kanë edhe partitë e djathta, në veçanti Partia Demokratike e cila aspiron ardhjen në pushtet, por ajo është e “mbytur” në probleme të thella. Por çfarë ka ndodhur në muajt e fundit në PD.

Aktualisht linja e fortë e konseratorëve, themeluesve dhe drejtuesve të lartë të saj që nuk janë në një mendim me “liderin” e ri janë flakur jashtë listave, jashtë selisë dhe jashtë strukturave, pasi qysh në fillim ishin ata që kërkuan nga “çadra e lirisë” të hynin në zgjedhje pavarsisht problemeve apo kërkesave të Lulit, me parimin “më mirë një betejë e humbur se tërheqja nga beteja”. Periudha që përkoi me vendimin për ngritjen e çadrës, apo periudha që përkoi me vendimet e tjera që erdhën më pas, të bën të mendosh se, kemi të bëjmë me një fenomen dominant njerëzor, që kërkon shkatërrimin dhe asgjesimin e PD, dhe ky është sigurimi i shtetit.

Duhet thënë se ai, sigurimi i shtetit, ka qenë prezent që në fillimet e krijimit në kësaj partie të djathtë, dhe për 27 vite “ata” kanë qenë në drejtimin e strukturave të saj. Gjithmonë që Partia Demokratike, është kritikuar me emra dhe mbiemra për praninë e sigurimit, apo që kanë qenë dhe eksponët të lartë të PPSH, segmente të veçanta nga partia e parë opozitare, janë mundur ti indimidojnë dhe baltosin. Në këto 27 vjet, PD është rrezikuar realisht dhe pikërisht, nga nga ky kontigjent i sigurimit të shtetit, që ka mbërthyer fort atë prej dy dekada e gjysëm, dhe po kërkon të mbyllë misionin e saj, për ta asgjesuar fizikisht dhe politikisht atë. Ka vite që PD vepron me metoda dhe mënyra marksiste , për të eleminuar mbështetësit e saj, duke përjashtuar ata nga përfaqësimi, duke dobësuar bazën e saj, apo duke mos lënë pa përmendur këtu edhe ish-të përndjekurit, pronarët e vjetër, familjet e mëdha qytetare, etj.

Në gjendjen ku ndodhet sot e djatha dhe më konkretisht PD, lind si nevojë urgjente ridimesionimi i së djathtës në Shqipëri, fillimisht për të korigjuar gabimet fatale, dhe për të kërkuar ndjesë ndaj çdo veprimi politik që ka dëmtuar kauzën opozitare. Demokracia duhet të jetë përfaqësim dinjitoz mes forcave politike që kundërshtojnë programet dhe platformat e njëra –tjetrës, për të ndërtuar një shtet ligjor. Demokracia nuk është pazar interesash personale dhe farefisnore, duke degraduar çdo vlerë dhe kontribut të idealistëve të saj. Për të gjithë demokratët, kontribuesit e themeluesit e saj mënyra se si po drejtohet dhe po funksionon Partia Demokratike sot, mbetet jo vetëm një zhgënjim i madh, por edhe një traumë politike, pasi është shpërdoruar besimi, shpresa dhe gjithçka e bukur për të cilën besuam 27 vjet më parë, se Shqipëria do të bëhej si gjithë Europa.

Next Post
VIDEO/ Gjen vdekjen e menjëhershme, studentja 23-vjeçare hidhet nga kati i 7-të i universitetit

VIDEO/ Gjen vdekjen e menjëhershme, studentja 23-vjeçare hidhet nga kati i 7-të i universitetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin pamjet e reja, si Alex Pretti u përplas me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes

Dalin pamjet e reja, si Alex Pretti u përplas me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes

January 29, 2026
ANALIZA | SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

ANALIZA | SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

January 29, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Goditje prostitucionit në Durrës, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

January 29, 2026
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 14 të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba në 1 javë në Tiranë

Burg për parkim dysh, avokati: Ndryshimet në Kodin Penal duhet të diskutohen, qytetarët duhet të informohen

January 29, 2026
Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Pse po sulmohet Edi Rama prej disa shqiptarëve për vizitën në Izrael?

January 29, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Monolog për të fshehur të vërtetën”, Beqiri: Meta, skenar me Berishën për të vrarë protestuesit e 21 Janarit

January 29, 2026
Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

January 29, 2026
Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

January 29, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Reshje shiu intensive në të gjithë territorin, erë dhe dëborë në disa zona

January 29, 2026
Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In