• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e goditi Gridën dhe Salianjin në PD?

by A R
20/01/2019 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy nga eksponentët kryesorë në krah të Lulzim Bashës, Grida Duma dhe Ervin Salianji ditët e fundit u shfaqën mjaft të mërzitur me kryetarin e tyre, por edhe akuzues.

Duma në një dalje të saj në “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, hodhi akuza ndaj Bashës që fillonin nga mungesa e garës në PD, largimi i kapaciteteve intelektuale dhe hapja e rrugës për emra mediokër.

Pas Gridës edhe Ervin Salianji përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar ngriti dorën ndaj kryetarit të tij. Por, CNA.al sjell detajet e kësaj përplasjese të Bashës me dy nga servilët dhe të përzgjedhurit e tij.

Njëra vinte si produkt i Berishës dhe Henri Çilit të UET, tjetri si rekomandim nga Çili, i cili u bë udheqës në PD dhe një protagonist kryesor politik.

Lulzim Basha përplasjet me rrymën e Gridës dhe Ervinit i filloi që në Kuvendin Kombëtar të PD, aty ata nuk u lejuan që të influenconin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshilllit Kombëtar.

Në fund ata patën minimumin e përfaqësuesve, duke fillur të hedhin akuza ndaj Bashës, akuza të cilat kapën kulmin kur Luli shkriu sekretariatet e tyre dhe nuk i la të kandidonin për asnjë post politik të PD.

Dalja e Gridës në media kishte në thelb rebelimin e saj ndaj Lulit dhe një lufte të padrejtë që po i bëhej. I njëjtë por me i butë Salianji, që e di mjaft mirë se ka shkuar aty si Grida me mbështetjen e familjes së Lulit dhe kollaj mund ta heqin.

Por, a është familja dhe vetë Luli apo problemi qëndron diku tjetër.

Burime të besueshme i thanë CNA.al, se nuk ka qenë familja apo Luli ai që i ka larguar, por vetë Sali Berisha. Doktori, mësohet t’i ketë kërkuar Lulzim Bashës spostimin e dy personazheve të mësipërm pasi i kishin dhënë jo pak kosto politike PD, përtej angazhimit të tyre kishin sjellë shumë problematika.

Kujtojmë këtu disa përplasje të Sali Berishës me dyshën Duma-Salianji, që shpesh komentoheshin se përdoreshin nga familjarët e Lulzim Bashës kundër doktorit.

“Unë nuk komentoj kolegët”, deklaronte Grida për Berishën dy vite më parë.

“Kam thënë mendimin tim të lirë përballë Berishës”, deklaronte Salinanji pas disa debateve banale me doktorin në grup parlamentar.

Por shpesh ka pasur edhe sulme e akuza ndaj ish-kryeministrit edhe për video skandalin erotik Ervin Salianj – GD, pasi mendohej se Berisha, ishte në dijeni dhe e kanalizoi tek CNA.al ,duke na konsideruar si media pranë doktorit.

Këto janë disa nga faktet, por përflitet edhe për fërkime të Gridës me familjarët e Lulzim Bashës, por këto janë ende për t’u verifikuar, pasi konfirmimi i tyre është mjaft i vështirë.

Gjithçka deklarojnë në tavolina e ndryshojnë sipas interesit me një version të ri pas dy ditësh. Mësohet se me gjithë përpjekjet e Ervinit dhe lobimit të tij dhe Gridës në Këshill kombëtar ata nuk siguruan votat për në kryesi. Salianji mori vetëm 120 vota ndërsa Grida rreth 88 nga të cilat ju shtuan 20 vota që më pas me përqindjen e grave të hynte në kryesi.

Basha ka lënë jashte kryesie Salianjin, por ka futur nga kuotat gjinore Gridën duke i shtuar 20 vota që të kalonte pragun. Tani pritet të shohim a do vazhdojnë betejën me Lulin dy produktet e tij politike apo do heshtin dhe do përdoren kundër Berishës.

/a.rada

Next Post
Fotolajm/ Rama “zëvendëson” Davidin e Mikelanxhelos, opozita bën selfie

Pse deputetët e PS e lejojnë këtë degradim të Ramës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In