• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e gëzon më gjatë pensionin? Rritet jetëgjatësia e shqiptarëve, diferencat fshat-qytet

by Java News
09/08/2018 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pensionistët e fshatit e gezojnë pensionin më gjatë se ato të qytetit. Sipas të dhënave të Insitutit të Sigurimeve Shoqërore gratë pensioniste në fshat e gëzojnë pensionin për 27 vite, ndërsa gratë në qytet e gëzojnë pensionin për 25 vite.

Të njëjtat diferenca mësohet të jenë edhe për burrat.  Pensionistët burra në fshat e gëzojnë pensionin për rreth 21 vite, ndërsa ata qytetit më pak se 20 vite.

Diferencat e jetëgjatësisë shpjegohen me kushtet më të mira klimaterike të fshatit me më pak ndotje. Ndotja shihet të jetë vitet e fundit shkaktari më i madh i sëmundshmërisë në vend sipas studimeve zyrtare të Ministrisë së Shendetësisë.

Nga viti 2014 koha e gëzimit të pensionit është rritur dukshëm për të dyja gjinitë si në fshat dhe në qytet.

Sipas të dhënave mesatarisht koha e pensionimit ishte 24 vite për femrat, teksa shihet se gjatë këtyre katër viteve jetëgjatësia për femrat në qytet është rritur me 1 vit, ndërsa në fshat jetëgjatësia është rritur me më shumë se dy vite.

Jetëgjatësia e shqiptarëve është rritur dukshëm vitet e fundit. Banka Botërore në statistikat e saj për Shqipërinë ka gjetur se në vitin 1961, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62.3 vite, teksa në vitin 2015 shihet se jetëgjatësia ka arritur në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia është rritur me 6 vite.

Një raport i Institutit të Shëndetit Publik thotë se jetëgjatësia në Shqipëri për vitin 2012 ishte më e ulëta në rajon për femrat (75 vjeç kundrejt 83 vjeç në Greqi, e cila kishte jetëgjatësinë më të lartë në rajon për femrat).

Për sa i përket jetëgjatësisë për meshkujt, në vitin 2012, shifra më ulët haset në Serbi (72 vjeç) e ndjekur nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi (73 vjeç).

Megjithatë raporti i ISHP shpreh nevojën për një regjistrim më cilësor të të dhënave shëndetësore në Shqipëri, sidomos për vdekshmërinë dhe shkaqet e vdekjeve P.sh., një ndryshim pesëvjeçar në jetëgjatësinë e pritshme është baraz me një rrezik vdekshmërie dyfish më të lartë në çdo grupmoshë.

Në dekadën e kaluar, vihet re një rritje e qëndrueshme për të dy gjinitë. Megjithatë, gjatë dhjetë viteve të fundit, jetëgjatësia u rrit 4.4 vite te meshkujt, por vetëm 3.1 vite te femrat./monitor/a.ç

Next Post
Stafi i Haradinajt kushton gjysmë milioni euro paga

Stafi i Haradinajt kushton gjysmë milioni euro paga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Institucionalizimi i barazisë së shqiptarëve

February 23, 2026
Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

February 23, 2026
Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

February 23, 2026
Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In