• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kush e do Edi Ramën, armik të Kosovës!

by Alfred Peza
24/12/2019 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Nëse Friedrich Nietzsche do të ishte sot gjallë, e të ndiqte absurdin e një lufte propogandistike që po zhvillohet në mjedisin shqiptar, për ta shpallur me çdo kusht e çmim Edi Ramën armik të Kosovës, me siguri që do ta modifikonte një nga shprehjet e tij të famshme.

“Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq!”,- ka shkruar ai. Por këto ditë, kjo shprehje ka marë një trajtë tjetër nga ata që po e sponsorizojnë nga Shqipëria, këtë luftë të pisët politiko- mediatike në Tiranë e Prishtinë. E ajo fare mirë mund ishte: Ka liderë në Shqipëri që kërkojnë veç vegla, për ti treguar njerëzimit, se Edi Rama është armiku i Kosovës!

Pyetja e parë që të lind është: Përse nuk e cilësuan Edi Ramën armik të Kosovës, as në fillim të tetorit kur u zhvillua takimi i parë për Minishengenin Ballkanik, në Novi Sad? E as në fillim të nëntorit, gjatë takimin të dytë të kësaj nisme, të zhvilluar në Ohër? Përse u kujtuan që Edi Rama u duhej armik, vetëm tani që kur u zhvillua takimi i tretë, në Tiranë? Përse nuk e thonë këtë as shqiptarët e Malit të Zi, meqë Presidenti Milo Gjukanoviç mori pjesë në këtë takim? Nuk e thonë as shqiptarët dhe faktori i tyre politik në Maqedoninë e Veriut, meqë Kryeministri Zoran Zaev, ishte gjithashtu pjesë e kësaj tryeze?

Atëherë pse tani dhe jo më parë, Edi Rama u duhet armik i Kosovës? A ka lidhje e gjitha kjo vetëm me futjen e tyre, në strehën e fundit të të gjithë maskarenjve, që është nacionalizmi? Apo thjeshtë po përdorin “naivitetin” e Ramush Haradinajt, që tu kryejë shërbimin e fundit, përpara se Albin Kurti të mari zyrtarisht detyrën e Kryeministrit të Kosovës?

E gjithë kjo çmenduri, ngado që ta rrotullosh, me siguri që ka lidhje veç me një hall shumë të madh personal të atyre që po e sponsorizojnë, e që u ka rënë në kokë ditët e fundit. Është një nga ato halle, që mund të ta sjelli veç një armik i pashmangshëm. E nëse vijojmë ti qëndrojmë logjikës së Nietzsche-s, atëherë ai na mëson se “arma më e mirë kundër një armiku, është një tjetër armik”.

Po çtë jetë ky armik i ri që u ka dalë sponsorëve të fushatës për shpalljen e Edi Ramës armik, pikërisht në kohën kur në Tiranë do të zhvillohej takimi i liderëve rajonalë për Minishengenin Ballkanik? Është fare e thjeshtë për ta gjetur në këtë rast. Mjafton që tu rikthehesh lajmeve të atyre ditëve, e të freskosh memorien, për tu kujtuar se në të njëjtën kohë me takimin, u krijua edhe SPAK. Ose me më shumë fjalë: U krijua Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

E mbani mend besoj se SHBA dhe BE e përshëndetën disa herë brenda ditës këtë hap kulmor për sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri! Sepse pas krijimit të SPAK, nuk ka më asnjë forcë e marifet, që e ndal ngritjen e të gjitha institucioneve të reja të drejtësisë në vend.

E mbani mend besoj gjithashtu, se në Tiranë u zhvilluan ato orë, edhe takime të çuditshme me ata që janë shpallur prej kohësh “armiqtë” e tyre botërorë! Nuk po e bëni dot lidhjen? Mirë. Prisni se po ju ndihmoj pak. Janë po të njëjtët që akuzohen jo vetëm si arkitektët e reformës së drejtësisë në Shqipëri, por tani edhe si dora e padukshme, që po lëviz fijet e realizimit të projektit të Minishengenit Ballkanik.

Pas kësaj, besoj se të gjithë jeni pak më të qartë. Mirëserdhët në botën e një teorie të re konspirative “Made in Albania”. E cila e do Edi Ramën me çdo çmim, armik të Kosovës. Se për teorinë e parë, në lidhje me armikun e demokracive të hapura, ka plot që po punojnë prej shumë kohësh: Edhe në Ballkan, edhe në Europë.

E gjithë kjo skemë duhet pranuar se është pak më e sofistikuar se ato të dikurshmet e Enver Hoxhës, që fillimisht të shpallte armik dhe pastaj të gjente “provat” për të të dënuar. Ndërsa tani, në përpjekje për tiu shmangur përballjes me armikun e tyre real, kërkojnë që të shpikin një edhe më të madh imagjinar. Problemi i vetëm që kanë në gjithë këtë histori, është se për ta çuar lojën e tyre deri në fund, i tradhëton një detaj i “vockël”!

E për këtë fajin e kanë vetë, nuk ua ka Edi Rama. Sepse u është dashur që të futen, shumë herë në luftë brenda këtyre viteve me të. Ndaj ai është më i qetë se çdo herë tjetër sot. Sepse siç thoshte Napoleoni: “S’duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.” (Alpenews)

Next Post
Përfaqësues të Diasporës: “Presim të votojmë në 2021”, vota jonë, kyçe për demokracinë

Përfaqësues të Diasporës: “Presim të votojmë në 2021”, vota jonë, kyçe për demokracinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In