Reforma në drejtësi sipas kryeministrit Edi Rama është fund e krye inciativë dhe ‘projekt’ i tij dhe Partisë Socialiste. Sipas Ramës, amerikanët nuk janë ata që i hapën rrugën SPAK-ut për të goditur çdo shkelje ligjore pa marrë parasysh pushtetin politik.
Edi Rama: Amerikanët këtu kanë qenë dhe më përpara.
-Që e sollën amerikanët, kjo s’ka diskutim.
Edi Rama: Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun!
-E sollën dhe po e ndjekin…
Edi Rama: Kanë sjellë Noc Rrokun! Këtë gjë e ka sjellë Partia Socialiste e Shqipërisë me mua në krye.
-Po nuk ju kujtohet ambasadorja Yuri Kim që u vendos atje për të zgjedhur Dumanin?
Edi Rama: Ambasadorja erdhi shumë më mbrapa, unë po flas për reformën në drejtësi që i hapi rrugë dhe krijoi SPAK-un. Që të jemi shumë të qartë bashkë, në fillim fare edhe amerikanët, edhe europianët kanë pasur shumë rezerva kur ne e filluam këtë punë. Ishin mosbesues! Ata këtu kanë qenë, mbështetja për Amerikën ka qenë absolute dhe më përpara, mirëpo nuk e ka patur njeri vullnetin tim dhe të kësaj partie që udhëheq për ta ndarë drejtësinë nga pushteti politik dhe për të bërë të mundur që për herë të parë në historinë e Shqipërisë të merren të pandehur njerëz të lidhur me pushtetin politik. Kjo është ajo që unë kam ëndërruar…
/a.r
Ti rrene,mashtron,e shikon se po te vjen fundi jot e banditve tuaj,me cdo kushte kerkon manipulimin ne aspekt.Por tani me ska kthim mbrapa,populli u binde se ti je mashtrues klasit,hajdut i permasave te dalura jashte kontrodhi.Me ne fund erdhi dhe fundi juaj,populli do votojne me urrejtjen me te madhe ndaje tejet e banditve tuaj.
Sa per reformen ne Drejtesi,edhe ktu mashtron,per ty e dy monstrat,qe jane,ai i vicidolit,e ai i cepanit,kurren e kurres per ju zdo te kishte nji reform.Ju te tre nuke e menduat,qe kjo reforme do ju bente te pandehur.Prandaj fale Z e SHBA qe ju vuri ne rresht,e u beri qe te votoni si cecua.Prandaj ti je i pa besueshen,e i perbuzur nga populli i stervuajtur shqiptare.Humbja juaj ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2025 do jete fatale,sic i ke sherbyer me te keqes,do keshe rrezultatin.