• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kush do të vjedhë, le të shkojë te Monumenti i Pavarësisë në Tiranë?

by
18/07/2015 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Është ironike, por ka mbetur vetëm kjo thirrje, që mund t’u verë fre hajdutëve të paneleve të Monumentit të Pavarësisë në Tiranë. Mbase mund t’u vijë keq dhe do i japin fund kësaj batërdie mu në mes të qytetit tonë, poshtë zyrave të dy ministrave

Monumentit të Pavarësisë në Tiranë, ngritur me ngutin e madh, që të ishte si objekt nderimi me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, i kanë vjedhur dhe katër panele. Mund t’i kenë vjedhur këto ditë, por edhe më parë, por askush nuk mund të konfirmojë asgjë. Sak një vit më parë, u vodhën katër panele dhe autoritetet bashkiake thanë se kishin marrë masa. Por, jo që se kanë bërë një gjë të tillë, por monumenti është me katër panele më pak.

Një pllakë kushton 400 euro. Mungonin shtatë syresh. Janë shtuar dhe katër të tjerë.

Kaq në gjendje të mjeruar është monumenti tani, saqë nuk dihet më se kur i kanë marrë, si i kanë marrë apo pse i kanë marrë pikërisht tani. Një përgjigje e lehtë të vjen në mëndje, kur kujton shkrehjen e të gjithë pushtetit lokal në kryeqytet dhe katandisjen e tyre pas zgjedhjeve.

Gjithsesi, vetëm 100 metra nga zyra e Ministrit të Financave dhe 150 metra në drejtimin lindor nga zyra e Ministrit të Brendshëm, monumentit i janë zhdukur qetësisht panelet e tjera. Pra, katër syresh, të munguara që vjet, janë në pjesën ballore poshtë nga ana jugore’ dhe tani, katër të tjera syresh janë marrë nga ana veriore. E trishtueshme është se jo vetëm askush s’është kujtuar për lajmin, por ai nuk përbën më asnjë problem, qoftë edhe sikur të vidhet i gjithë. Është shkruar dhe thënë se duhej të ishte një polic bashkie, me detyra mbrojtje dhe duhej ta ruante, madje një kolegu i tij  u akuzua për të, por pllakat e korrikut të një viti më parë tashmë u janë shtuar dhe katër të tjera.

Tashmë monumenti është një ngrehinë realisht rrjepacuke, që ia shton trishtimin firmave të baballarëve të kombit, që në këtë batardi, firmat u ngjajnë si të lëna aty prej njerëzve-grafiti në klandestinitet. Ironia është se të rinjtë e të gjithë trevave shqiptar-folëse, jo vetëm se nderojnë, por e kanë mbushur me shënime patetike, kushtuar dashnoreve dhe njëri-tjetrit, duke e bërë monumentin e pavarësisë, një objekt vërtetë të sikletshëm dhe të turpshëm në mes të kryeqytetit.

Mbase një nga sfidat e para të Tiranës, për Erion Velinë do të jetë pikërisht marrja me fatin e këtij objekti, që vazhdon të fusë duart në xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit…

Por, ironia shtohet më tej nga harxhimet e kryeministrisë dhe luksin që paraqet, ndërkohë që një objekt, pretenduar patriotik, jo shumë larg, jo vetëm po rrënohet, por edhe po përçmohet. Në këtë indiferencë, të paktën, mund të ketë punë për hajdutët, sa nuk e kanë hequr fare, për të zezën e tyre dhe të të gjithë neve bashkë.DSC08389

Next Post

Rugovasit nuk duan këtë lloj ndarje kufiri me Malin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

“Edhe sot kemi probleme me frymëmarrjen”, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

January 27, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

January 27, 2026
“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

“I qëndruam kodit të besës”, Spiropali: Dimë të promovojmë paqen, jemi në anën e duhur të historisë

January 27, 2026
Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

January 27, 2026
Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

Aksidenti në Gramsh me 1 të vdekur/ Shefi i Zjarrfikësve tregon tmerrin: Kemi gërmuar 2 orë. Infermieri i urgjencës kishte motrën

January 27, 2026
Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Ndryshimet në Kodin Penal, Tabaku: Liria e fjalës dhe gazetarët janë në rrezik për kërcënime

January 27, 2026
“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!

January 27, 2026
KUVENDI LIVE! Boçi: 19 projektligje në një seancë, çmenduri! Balla: Duket sikur kemi marrëveshje me PD, por…

KUVENDI LIVE! Boçi: 19 projektligje në një seancë, çmenduri! Balla: Duket sikur kemi marrëveshje me PD, por…

January 27, 2026
Aksion antidrogë në Lezhë, zbulohet magazina ku kultivohej kanabisi, disa të arrestuar

Aksion antidrogë në Lezhë, zbulohet magazina ku kultivohej kanabisi, disa të arrestuar

January 27, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In