Pas Edvin Kullurit, edhe Fatbardh Kadilli e Agron Shehaj janë tërhequr nga gara për kryetar të Partisë Demokratike.
Dy kandidatët potencialë, dhe pjesëmarrës në gara të mëparshme për kreun e PD-së, kanë konfirmuar sot tërheqjen.
“Në këto zgjedhje nuk do marr pjesë. Se s’ka garë, nuk bëhet fjalë për garë reale”, ka deklaruar Kadilli mbrëmjen e sotme.
Po ashtu edhe Shehaj, i pyetur në ‘Opinion’ ka thënë se nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar të PD-së.
Kështu, deri më sot e vetmja kandidaturë zyrtare për zgjedhjet e 22 Majit mbetet ajo e Sali Berishës.
/a.r