• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kush do ta kontrollojë Ramën?”, Rada: PD nuk di të bëjë opozitë institucionale

by Os De
06/09/2025 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Ora e fundit”, gazetari Ardit Rada tha se përfshirja e mundshme e demokratëve në kabinetin e ri qeveritar nuk do të kishte as moral dhe as ndonjë kuptim. Rada tha se një rast i tillë do të tregonte kapitullimin e PS dhe Edi Rama nuk ka asnjë arsye pse ta konsiderojë këtë tezë të hedhur së fundmi në media.

Duke u ndalur tek ndarja e pushtetit, Ardit Rada tha se opozita ka plot institucione për të cilat mund të luftojë dhe që i takojnë. Por sipas gazetarit, duke patur parasysh mungesën e seriozitetit të PD, institucionet e pavarura u duhen besuar partive të reja apo shoqërisë civile.

“Unë mendoj se në qeveritë socialiste nuk ka vend për emra nga Partia Demokratike. Kjo si formulë nuk ka as moral politik dhe as ndonjë kuptim, sepse ndryshe PS duhet të shpallë kapitullimin dhe të thotë se nuk ka më njerëz të aftë. Por PD dhe opozita në tërësi kanë patur dhe kanë hapësirat e tyre për të marrë pushtet pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve. Kushtetuta e vitit 1998 garantoi që Presidenti, KLSH, Prokurori i Përgjithshëm dh Avokati i Popullit të zgjidheshin gjithmonë me propozim të opozitës. Kjo siguronte një lloj kontrolli kushtetues institucional për të bërë opozitë. Çfarë po ndodh sot nuk është problem që Edi Rama ka 83 apo 86 mandate, por problem është se nuk ka më mekanizma kontrolli. Dhe ndërkohë që fokusi është se me kë do të ndahet pushteti mes ministrave, ne duhet të ngrejmë pyetjen se kush do ta kontrollojë Edi Ramën? Sepse në një demokraci roli i opozitës është themelor si për transparencën ashtu dhe për qeverinë që të mos abuzojë. Partia Demokratike ka tregua se nuk di të bëjë opozitë institucionale dhe ato mandate që i ka dhënë publiku ajo i përdor për të djegur xhaketa, goma, karrige… Ndërkohë që prej saj është pritur të ngrejë komisione hetimore, të kërkojë pikërisht institucionet që thamë më sipër e të tjera. Prandaj kur flasim për institucione kushtetuese opozitare do të ishte me vend që këto institucione të mos i marrë as pushteti, por as një opozitë që nuk i përdor ato institucione për të bërë politikë, por i keqpërdor për pazare. Ndaj për këto pozicione duhet të dilet përtej PD, duhen kërkuar figura nga shoqëria civile, partitë e reja e të tjera organizma me karakter opozitar” – tha Ardit Rada në ABC News.

 

Next Post
Flutura Açka: PD ka njerëz me karakter. Por duhet të gjejnë guximin për t’u përballur me Berishën!

Për mikun tim, Marash, dhe për çdo balash… politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

March 7, 2026
Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

March 7, 2026
Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

March 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 mars 2026

March 7, 2026
Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

March 7, 2026
Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

March 7, 2026
“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In