Opozita duhet se ishte e përgatitur për të gjitha skenarët për të mos lejuar që seanca e sotme plenare të vijonte normalisht. Mirëpo, në ato momente, Berishës i lindi një tjetër ide.
Teksa shihte karriget e grumbulluara rreth Foltores, Berisha iu kërkon një prej deputetëve që të gjej një ngjitës që t’i lyejë karriget, që në momentin kur deputetët e mazhorancës t’i marrin, të mbesin aty.
“Kush është ai që do të gjejë pak zam (ngjitës) që t’ua hedhim atyre karrigeve ne, që po të ulen të ngelin aty””, dëgjohet të thotë Berisha.
/a.r











