• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush bën turizëm në Shqipëri, është hero. Si në Sarandë dhe kudo

by A R
28/06/2021 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një vend që lëngoi për 30 vite pa Shtet, kush bën turizëm dhe ofron shërbime në Shqipëri, është hero. Në gjiret më të bukura, mes informalitetit, mungesës së infrastrukturës, shqiptarë “sipërmarrës” bëjnë çudira dhe mrekullira duke ofruar pjata të shijshme e të pastra për të huajt që po vijnë nga çdo anë. Janë një armatë e madhe që ka ulur kokën dhe punon: të rinj, burra gra, nuk kanë kohë as të grinden, as të bërtasin, as të ankohen në rrjete sociale, por shërbejnë, me buzëqeshje dhe përlulje, me sakrifica dhe kushte ende të vështira pune në vendin tonë. Po bëjnë të pamundurën.

Kudo që shkova në Ksamil e Sarandë, nga Limani në qendër, te Harmony që shërben plot fantazi e pasion (ndërsa rezorte e ndërtimet nuk pushojnë duke krijuar zhurmë e “kala dibrançe”), te Pasqyrat, Shtëpia e Midhjeve, te sufllaqet në Bulevard, te Eleniko në qytet, tek Tre ishujt shembullorë, apo në plazhin publik, e kam zemrën plot jo vetëm për shërbimet mëse dinjitoze dhe çmimet më të ulëta në rajon, por edhe për cilësinë e ushqimeve. Afërsia me Italinë është për Shqipërinë një shanc i madh: Greqia, Kroacia, Mali i Zi mund të jenë të bukur e të pasur, por ushqimi tek ne është përfundimisht kampion. Mattarello në Sarandë, poshtë apartamenteve të pastra e të bukura Aquamarinë ku qëndroj, është një kënd plot shije nga Andria puljeze për të ngrënë pica dhe panceroti të cilësisë së parë. Sot në mëngjes, ndërsa shijoja një briosh e kapuçino, Stela, e zonja e Mattarellos—u largua për të marrë një qese me rukola fantastike. Një fshatar sarandiot ia sjell posaçërshit: “Eshtë një mrekulli, thotë, – rukola bio që ka një aroma fantastike”.

Shqiptarët i janë përveshur punës dhe kjo është një ëndërr që po bëhet realitet dhe Shteti, në këtë punë të vështirë duhet t’i ndihmojë, t’ua lehtësojë ekzistencën, të jetë një shoqërues dinjitoz dhe serioz i gjithë kësaj armate të madhe bashkëatdhetarësh që shërbejnë. Shumë kushte janë krijuar, por ende shumë, shumë punë është për t’u bërë: Nuk duhet të konsiderohen si zhvatës, pushtues, përfitues njerëzit që shërbejnë në bregdet e kudo: Janë thjeshtë disa më të guximshëm, që aty ku hapsirat ligjore nuk ekzistonin, aty ku Shteti nuk ishte dhe nuk veproi, ata punuan, krijuan. Pastaj, nëse një ditë do të kemi vërtetë Shtetin që duam dhe ëndërrojmë, të fortë, efikas, shërbyes, autoritar, të drejtë e të barabartë, mund të vendosen pikat mbi “I” me kompensime, legalizime, përmirësime apo korrigjime aty ku privatët kanë dëmtuar e përfituar pa të drejtë. Por e gjitha kjo kërkon kujdes dhe zgjuarsi, elegancë dhe vendosmëri për të mos quajtuar njëri-tjetrin hasëm, armik apo kushedi çfarë,

Flasim për minishengenin e të ardhmes, ndërkohë që qershori në Sarandë është një hartë shumëngjyrëshe ballkanike: Vendin e parë e mbajnë serbët. Familje të tëra kanë mbërritur me makinat e tyre me targa serbe, pastaj maqedonas, kosovarë, malazezë. Të gjithë pushojnë, zhyten në detin Jon të mrekullueshëm dhe kontribuojnë në ekonominë shqiptare pa e vrarë mendjen për nacionalizma dhe urrejtje. Ata nuk kanë kohë, ata shijojnë dhe shplodhen si të ishin në një vend kampion të turizmit. Shqipërinë e bukur dua ta shoh me sytë e kënaqur të tyre. Këtë vit është akoma më mirë se vjet.

Alba Malltezi / Shqiptarja.com

Next Post
Basha largon Flamur Nokën nga Qarku i Kukësit?

Flamur Noka vë "shishen" për Ministër i Brendshëm: Shqiptarët nuk i besojnë më Policisë së Shtetit, është kapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In