• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

”Kush bën biznes me Iranin, s’ka punë me ne”, Trump kërcënon aleatët

by Java News
07/08/2018 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA Donald Trump ka bërë një paralajmërim të fortë për të gjithë partnerët tregtarë që bëjnë biznes me Iranin, pas ri-vendosjes së sanksioneve ndaj këtij shteti. “Kushdo që bën biznes me Iranin nuk do të bëjë me Shtetet e Bashkuara”, -shkroi presidenti Trump në Twitter.

Sanksionet kanë në shënjestër sektorë të ndryshëm me masa të tjera ndëshkuese të planifikuara edhe mbi industrinë e naftës të vendit. Presidenti Trump nënshkroi dje urdhrin ekzekutiv që riktheu sanksionet menjëherë pas mesnate, ndërsa një seri e dytë sanksionesh do të hyjnë në fuqi më 5 nëntor.

Ndërkohë presidenti iranian Hassan Rouhani tha se masat ishin “luftë psikologjike”, që synonin të “mbjellin ndarjen midis iranianëve”, shkruan BBC. Bashkimi Evropian ka folur gjithashtu kundër sanksioneve, ndërsa u zotua që të mbrojë firmat që bëjnë “biznes të ligjshëm”.

Vendosja e sanksioneve pason tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar më parë. Marrëveshja e negociuar gjatë presidencës së Barack Obamës, parashikonte që Irani të kufizonte aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Pavarësisht sanksioneve të SHBA-ve, Britania është distancuar nga ky veprim, ndërsa theksoi se do t’i përmbahet marrëveshjen bërthamore. “Ne nuk do të ndjekim SHBA për sanksionet”, ka sqaruar Alistair Burt, zëvendësministër i Jashtëm, në të njëjtën kohë edhe përgjegjës për çështjen që lidhet me Lindjen e Mesme. “Siç kemi shpjeguar tashmë – shtoi ai – ne e konsiderojmë marrëveshjen bërthamore një pjesë të rëndësishme jo vetëm të sigurisë në rajon, por në botë”.

a.ç

Next Post
Studimi zbulon se cila është fjala që i jep fund dashurisë

Njihuni me 4 arsyet se përse ndodhin ndarjet e çifteve gjatë verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In