• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kurtit mund t’i mbyllën dyert e institucioneve ndërkombëtare”/ Rama: Jeta vazhdon, por keq për Kosovën dhe kryeministrin e saj

by Java News
13/06/2023 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Albin Kurti do të  refuzojë sërish takimin që Rama i ka kërkuar ditën e nesërme pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive, Rama tha se jeta vazhdon. Por sipas Ramës, jeta do vazhdojë keq për Kosovën dhe madje aspak mirë për Kurtin.

“Asgjë jeta vazhdon, keq për Kosovën fatkeqësisht, aspak mirë edhe për kryeministrin e Kosovës, se në vend që të jetë në të gjitha instancat e mundshëm për të vazhduar të komunikojë dhe të bëjë marrëdhënie ndërkombëtare për shtetin që përfaqëson s’do ta ketë të mundur. Ne do vazhdojmë, vëllazërinë se kemi politikë, e kemi një vëllazëri që buron nga gjaku i njëjti, gjuha e njëjtë, por ne nuk bëhemi palë në një absurd. Do ishte tradhti e madhe që do i bënim Kosovës, por edhe një çmenduri për Shqipërinë. Ne i kemi detyrë t’ia themi po aq cipë sa e ka qef Albini kur i thotë vetë”. Duke paralajmeruar se “Kurtit mund t’i mbyllen dyer e institucioneve nderkombetare, duke mos e takuar askush”!

Kryeministri Edi Rama tha se çështja për asociacionin në veri të Kosovës është vendosur nga vetë Kosova dhe Serbia nëpërmjet një marrëveshje të bërë me ndërmjetësimin e BE-së.

‘Po flas për një bashkësi euroatlantikë. Mund të jetë një mjet në zgavrën e kafkës së një personi që mund të mos funksionojë. S’më rezulton mua se ka një problem ndërkombëtar dhe as nuk më rezulton se ka një kërkesë nga bashkësia euroatlantike për të bërë një asociacion në Serbi. Kosova ka një kushtetutë si shtet i ndërtuar nga bashkësia euroatlantikë. Është një shtet multi etnik dhe nëse e keni vënë re edhe vet në qeverinë e Kosovës përdoren dy gjuhë atje. Për natyrën që ka ky shtet, s’jam unë që ka vendosur kuotat në parlament, as detyrimin për të pasur në asociacion. E kanë vendosur vetë me dialog me Serbët përmes ndërmjetësimit të evropianëve. Është një detyrim i marrë. Çështja është si të ndërtohet në mënyrë që mos të cenoje kornizën e Republikës së Kosovës.

I kuptoj hallexhinjtë për të mos çuar para axhendën e mos nënshtrimit. Duhet të jesh idiot që mos të shohësh sesi Serbia është sjellë zvarrë deri në këtë pikë ku është sot, në tavolinë me një sërë pikash. Për mua pika më e nxehtë që për mua nuk është as e nxehtë është asociacioni që Kosova të bëhet shtet anëtar i PD-së. Ky proces i cili është fund e krye një proces si bashkisë euro-atlantike kaq vjeçar që e ka sjellë Kosovën në këtë pikë që ka një firmë jashtë edhe ulëse në OKB dhe Kosova sot merret me të dalë apo s’duhet të dali një i vetëvendosur, i cili është ngujuar në një godinë që nuk ushtron dot as funksionet e tij bazikë. Ndërsa Serbisë i është thënë të futet në zgjedhje dhe është atë. E kuptoni ku ka rënë pazari. Po i shkohet pas kokrrës së ullirit dhe po i dredhet fuçia vojit, kur thotë tironsit.’- tha Rama.

Sipas tij, zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe, nuk u bënë që të qeverisin kryetarët shqiptarë.

“Më fal, po e sanksionoj unë Kosovën? Jo. Më the, a po e sanksionoj unë Kosovën me ndërkombëtarët? Jo, fare, sepse thashë edhe një herë, kam disa ditë që kërkoj ta takoj, ka qenë i zënë, e mirëkuptoj, nuk ka asnjë problem. Nuk jemi në kushtet kur mund të bëmë një mbledhje si ufo. Shqipëria nuk është ufo të paktën, Shqipëria, e përsëris, është pjesë e pandashme e bashkësisë euro-atlantike dhe nuk mundemi të bëjmë një teatër me marrëveshje për bujqësinë, për blegtorinë, etj, që janë shumë të rëndësishme, që janë gati dhe mund të bëhen gati pas disa javësh, ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë, por po digjet në reputacionin e saj ndërkombëtar, me ata që e krijuan si shtet. Unë i marr me mend të gjitha nënqeshjet dhe përqeshjet me bashkësinë euro-atlantike, sot, që krijoi Kosovën, të atyre që nuk e deshën kurrë Kosovën e pavarur. I marr me mend, kanë të drejtë, të nënqeshin dhe të përqeshin, sikur të thonë; e donit shtet? Dhe ne këtë gjë ne nuk duhet ta lejojmë, duhet të bëjmë çmos që ta pengojmë, duhet të bëjmë çmos që të mos ndodhë.

Për çfarë bëhet kjo njëherë? Unë nuk e kuptoj. Për një të ngujuar aty që nuk ushtron dot jo detyrën, por nuk ushtron dot as funksionet bazike të një njeriu të lirë që të marrë ajër jashtë godinës? Për çfarë? Ajo që u bë me zgjedhjet ishte gjëja e duhur, por ajo nuk u bë, për mua të paktën, që edhe komunat me shumicë dërrmuese serbe, t’i qeverisin shqiptarët. Ajo u bë për t’i thënë serbëve që ju bojkotoni, ne nuk i lëmë instiucionet e qeverisë vendore në vakum edhe sikur aty të hynë kryetarë komunash me dy vota. Por në momentin që krijohen kushtet që asta të rifuten në zgjedhje dhe në momentin unë jam gati për zgjedhjet e parakohshme, gjëja e parë që bën, çliron të vetëburgorusin e vetëvendosur në një godinë të mbushur me policë, ku nuk ka asnjë punonjës, ku nuk bëhet asnjë aktivitet”, theksoi a1.

Next Post
“Amerika sot është në acarimin maksimal me qeverinë e Kosovës”/ Propozoi draft për asociacionin, Rama: Nuk e kam shkruar unë, por ekspertë të nivelit më të lartë botëror

“Amerika sot është në acarimin maksimal me qeverinë e Kosovës"/ Propozoi draft për asociacionin, Rama: Nuk e kam shkruar unë, por ekspertë të nivelit më të lartë botëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In