“Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka ftuar në takim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç për të gjetur mënyrën për të ecur përpara dhe për tu rikthyer tek impelementimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.
Dita e takimit nuk është caktuar ende sepse palët nuk është se kanë konfirmuar se do të marrin pjesë. BE-ja pret që ata të vijnë pa kushtëzime.
Blloku europian po e përcjell situatën për të parë se a janë palët e gatshme për të gjetur zgjidhje. Ftesa e Borrellit është ofertë dhe mundësi për ta që të dëshmojnë se pas të gjithave mund të jenë konstruktivë.
Nuk është ftesë për të kënaqur Brukselin, por është për nevojën që të ulen tensionet dhe për të ardhmen europiane të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. E për këtë, askush tjetër përveç Vuçiçit dhe Kurtit nuk është përgjegjës.”
/a.r