• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti i vë ultimatum Qeverisë: Hetim të pavarur ndaj vdekjes së Deharit

by Java News
05/11/2017 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera që deri më 5 shkurt të vitit të ardhshëm ta lejojnë një hetim të pavarur ndërkombëtar për Astrit Deharin, duke shkarkuar zyrtarët që ishin përgjegjës e të cilët do ta pengonin një hetimin siç janë Dhurata Hoxha, Shpend Maxhuni, Nexhmi Krasniqi, Fatos Makolli, Sylë Hoxha, Metush Biraj dhe Abdurrahim Islami.

Kurti para protestuesve tha se rënia dëshmor e Astritit dëshmon se “po sundohemi nga një kastë e dhunshme kriminelesh që e kanë uzurpuar lirinë, të cilët vjedhin dhe shesin pasurinë tonë”.“Ata e kanë braktisur kombin për t’u bërë mafiozë milionerë, ata e kanë kapur policinë, hetuesinë, prokurorinë dhe gjykatën, ata po e shfrytëzojnë popullin tonë dhe ata janë të gjithë fajtorë për mbytjen e Astritit në burg”, tha Kurti.

Kurti tha se u bën një vit që duken sa një shekull pa Astritin si një aktivist e patriot, i cili punoi gjithnjë për drejtësi e barazi.“Ne patëm nevojë të kishim pranë Astritin, shokun tonë të dashur, patëm nevojë për studentin që nesër do të bëhej mjek që aq shumë ka nevojë Kosova.

Astritin nuk na mori sëmundja apo aksidenti, Astritin na mori padrejtësia të cilën ai e luftonte me gjithë qenien e tij si çdo aktivist i njëmend që nuk i ndjek idetë në mënyrë abstrakte por që i mishëron ato dhe i lufton ato ditë e natë dhe kudo.

Një vit më parë Astriti është bërë dëshmori më i ri i Kosovës dhe i shqiptarisë. Ndonjë cinik mund të pyet e çfarë nevoje patëm për një dëshmor ne shqiptarët, e pyetja qëndron njëmend pas luftës çlirimtare përse ka nevojë të ketë montime akuzash politike, burgosje, vrasje në burgje”, tha ai.

Kurti ka kërkuar nga Veseli se për çka e kishte fjalën kur disa ditë para vrasjes së Astritit, pati thënë se ‘ruajuni se po e vrani veten’.
Sipas tij, Astriti është drita që ia tregon rrugën Lëvizjes, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Alarm për bombë, evakuohen teatri Balshoi në Moskë

Alarm për bombë, evakuohen teatri Balshoi në Moskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In