• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti sot në Vjenë për konferencën “Kosova si peng i interesave gjeopolitike”

by A R
13/11/2023 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar për në Austri, ku do të marrë pjesë në edicionin e 20-të jubilar të Forumit Ekonomik të Vjenës.

Kurti sot do të jetë pjesë e panelit të diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, me fillim nga ora 14:05, njofton Zyra e Kryeministrit.

Gjatë qëndrimit dyditor në kryeqendrën austriake, i pari i Qeverisë së Kosovës do të jetë po ashtu i ftuar i Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”. Ky diskutim do të mbahet po sot me fillim nga ora 18:00.

Ndërkaq, të martën, Albin Kurti do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, për t’i njoftuar për së afërmi me mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë.

Promovimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal ka qenë qëllimi i Forumit Ekonomik të Vjenës që nga themelimi i tij në vitin 2004.

Nga Forumi bashkëpunimi ekonomik ndërmjet sipërmarrësve nga vendet anëtare të Forumit Ekonomik të Vjenës – Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina, është zhvilluar me sukses gjatë gjithë këtyre viteve.

Ndër anëtarët themelues të Forumit Ekonomik të Vjenës janë disa nga kompanitë dhe industrialistët më të njohur austriakë.

Kryeministrat e shteteve të rajonit të VEF, të përcaktuar si “Rajoni nga Adriatik në Detin e Zi”, formojnë Komitetin e Patronazhit të Forumit Ekonomik të Vjenës.

Të gjithë ambasadorët e akredituar të vendeve anëtare të VEF-së në Austri marrin pjesë në aktivitetet e VEF-së si Anëtarë të Komitetit të Ambasadorëve.

Organet e Forumit Ekonomik të Vjenës përfshijnë edhe Komitete të ndryshme, me mbështetje të veçantë nga anëtarët e Komitetit të Nderit të VEF, personalitete të njohura dhe vizionarë.

/a.r

Next Post
Pesë ushtarakë amerikanë vdesin në një aksident ajror stërvitor

Pesë ushtarakë amerikanë vdesin në një aksident ajror stërvitor

Comments 1

  1. Rexhi says:
    2 years ago

    Boll me viktimizimin e Kosoves.
    Si gjithmone i bie tenorit qe te tjeret jane fajtor, nderkohe qe ti je fajtori kryesor per pershkallezimin e situates. Nje dite do ti shohim rezultate e arritura dhe me fatkeqesi do te konstatojme qe arritjete me pas do jene te njejta me ato qe ishin gat ne tavoline, para se ti te filloje tallavane gjeopolitike ne kurriz te se ardhmes te Kosoves.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In