• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurti për “The Guardian”: Bllokimi i Shqipërisë dëmton edhe Kosovën, Serbia të mos na shikojë më me dylbi ushtarake

by Java News
21/10/2019 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Albin Kurti, e ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën britanike “The Guardian”. Në këtë intervistë, ai e ka dënuar vendimin e BE-së për ta ndërprerë zgjerimin e bllokut në Ballkan, duke thënë se liderët perëndimorë i kanë harruar mësimet nga dy luftërat botërore dhe tash po mundohen të këndellen nga fashizmi dhe populizmi.

Kurti tha se ky qëndrim i BE-së mund t’i dëmtojë gjasat e Kosovës për të arritur marrëveshje me Serbinë, e cila ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës që nga përfundimi i luftës së viteve 98-99 në kohën kur Beogradi ka më pak vullnet për të vepruar pa premtimin për anëtarësim në BE.

“Bashkimi Evropian është krijuar si kundërpërgjigje ndaj fashizmit, por tash po ikën i frikësuar përballë populistëve dhe fashizmit”, tha Albin Kurti për gazetën e famshme britanike.

Duke e kritikuar vendimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, për bllokimin e hapjes së negociatave për pranim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, ai tha: “Ju nuk mund të thoni se fillimisht kemi nevojë për reforma të brendshme në BE dhe më pas zgjerim të jashtëm, sepse këto shkojnë dorë për dore. Evropa është një projekt aq i rëndësishëm historik, saqë asnjë individ nuk mund të jetë autori i tij, nuk mund ta drejtojë apo ta udhëheqë atë. Kemi parë gjithmonë që kur Jean-Claude Juncker thoshte se nuk do të ketë zgjerim në pesë vjetët e ardhshëm, gjendja në Ballkan përkeqësohej shumë”.

“Po, Bashkimi Evropian është i rëndësishëm për Ballkanin, por Ballkani është shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Berlini dhe Parisi duhet ta dinë këtë mirë dhe është shumë pikëlluese për të gjithë ne që ata e kanë harruar këtë. Brenda disa dekadash, historianët do të shkruajnë se nuk kanë qenë dy luftëra botërore, por vetëm një luftë botërore me dy episode, ku gjithçka filloi në Sarajevë”, tha Kurti.

Ai gjithashtu theksoi se është i interesuar në sistemin britanik për pasurinë që nuk mund të arsyetohet dhe për një proces të ri të vetingut, të udhëhequr nga një kryeprokuror dinamik. “Ne kemi nevojë ta prodhojmë Eliot Ness-in tonë dhe ai duhet të jetë personi më i famshëm në vendin tonë”, tha ai. “I kemi gati 200 prokurorë, por disave prej tyre u mungon dija, disa të tjerëve u mungon guximi, e disave u mungojnë të dyjat. Ata duhet të çlirohen nga shteti”, shtoi lideri i LVV-së.

I përballur me rritjen e borxhit publik dhe imigrimin, Kurti tha se është i vendosur që t’i japë fund mungesës së shkathtësive në tregun e punës dhe të përqendrohet në edukimin teknik dhe zvogëlimin e varësisë së industrisë ndaj shkallës së dëmshme të interesit të bankave të huaja. “Ne duhet ta bëjmë vendin tonë të jetueshëm dhe të bindim më shumë njerëz që të qëndrojnë në vendin tonë”, tha ai.

Ai paralajmëroi se taksa 100 për qind, e vënë ndaj mallrave të Serbisë nga paraardhësi i tij, do të largohet vetëm nëse ka masa të plota reciproke për lejimin e tregtisë së mallrave kosovare në Serbi. Ai tha se Beogradi gjithashtu duhet t’i japë fund fushatës diplomatike për t’i bindur shtetet që ta tërheqin njohjen e Kosovës. “Nëse ata duan ta nisin dialogun, ata duhet që të mënyrë eksplicite t’i ndalin shpifjet rreth të drejtës sonë për shtetësi”, tha ai.

“Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj, e jo t’i shikojë Kosovën e Shqipërinë me dylbi ushtarake. Serbia ka nevojë për një lloj analize të vetvetes”, shtoi Kurti.

Ai tha se është plotësisht kundër idesë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, e cila u soll në tavolinë nga presidenti serb, Aleksander Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. “Çfarëdo kufiri i ri që të formohet, do të ketë serbë ose shqiptarë në anën tjetër të tij, e ata pretendojnë se mund ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore”, tha ai.

Kurti foli edhe për flamurin e Kosovës. Ai tha se ky flamur i është imponuar vendit me kushtin që të mos ketë shqiponjë, ngjyrë të kuqe apo ngjyrë të zezë, siç tha ai, sikur pavarësia të mos jetë shpallur nga Serbia, por nga Shqipëria.

Megjithatë, ai u zotua se në postin zyrtar si kryeministër do ta mbajë dhe do ta respektojë flamurin zyrtar të Kosovës. “Kam detyra më të rëndësishme sesa rregullimi i orendive në zyrën e kryeministrit”, tha Kurti.

g.kosovari

Next Post
Flet djali i Remzi Hoxhës: Ish-punonjësi i SHIK i implikuar në vrasjen e babait s’është më gjallë, shteti s’e kapi

Flet djali i Remzi Hoxhës: Ish-punonjësi i SHIK i implikuar në vrasjen e babait s'është më gjallë, shteti s'e kapi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In