• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

‘Kurti në Turqi për armatime’/ Eksperti i sigurisë: Grupe kriminale të Raidoçiçit veprojnë ende në veri

by Java News
03/06/2024 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivitetet dashakeqëse të Serbisë në Kosovë, e veçanërisht në veri të saj, vazhdojnë pavarësisht se thirrjes së ndërkombëtarëve për dialog, prej kohësh.

Së fundmi, policia e Kosovës ka gjetur në veri të vendit uniforma policore serbe, si dhe 20 uniforma policore me logo të policisë së Kosovës.

Në anën tjetër kryeministri Albin Kurti zhvilloi pak ditë më parë një vizitë në Turqi, ku takoi presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Forca e Sigurisë së Kosovës po pasuron arsenalin e saj me armatim turk, si dronët bajraktarë, ndaj kjo dyshohet se është arsyeja kryesore e vizitës së Kurtit në Ankara. Në lidhje me këto zhvillime, i ftuar në “Sot Live” në Report Tv, ishte eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Elezi u shpreh se uniformat e policisë serbe dhe ato të policisë së Kosovës, të gjetura në Veri, tregojnë se Serbia po vazhdon aktivitetin e saj kriminal në 4 komunat me shumicë serbe.

Ai shtoi se ekziston mundësia që grupet kriminale serbe në Veri të jenë nën udhëheqjen e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, po ashtu organizator i sulmit të Banjskës, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

“Policia e Kosovës ka vazhduar sërish aktivitetin e saj në 4 komunat me shumicë serbe, në zonat në të cilat përkatësisht dyshohej edhe më parë që po organizohen aktivitete të kundërligjshme. Gjatë këtyre aktiviteteve që ka hasur policia e Kosovës sërish ka hasur në pajisje policore, në rastin konkret me uniforma me logo të policisë së Kosovës, gjithashtu në këtë vend janë gjetur dhe uniforma që kamë logo të policisë së Serbisë.

Këto janë tregues i qartë se grupet terroriste veprojnë ende në atë zonë. Po ashtu, të njëjtët përdorin uniforma të policisë së Kosovës, po ashtu ekziston rreziku që të legjitimohen tek qytetarët e Kosovës si pjesëtarë të policisë së Kosovës”,-tha Elezi.

“Besoj që ekziston akoma rreziku të kemi aktivitete të grupeve terroriste që kontrollohen dhe udhëhiqen nga Raidoiçiç në territorin e Republikës së Kosovës”,-shtoi ai.

Vizitën e Kurtit në Turqi, Elezi e cilësoi si hap që tregtia e armatimeve mes dy vendeve të rritet, me qëllim që FSK të modernizohet e fuqizohet me armatim turk.

“Ju e dini që Forca e Sigurisë së Kosovës është lejuar nga NATO që të ketë dhe armatime të rënda dhe bashkëpunimi eventual me Turqinë konsiderohet si një mundësi reale dhe e mirë që FSK të pajiset.

Dhe vendimi që Kuvendi i Kosovës ka marrë që vendi të ketë aktivitete të shtuara me Turqinë sidomos te pjesa që kanë të bëjnë me ushtrinë, atëherë mund të them që edhe vizita e kryeministrit të Kosovës ka të bëjë me çështje të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, posaçërisht në çështjen e tregtisë së armatimeve”,-deklaroi Elezi./m.j

Next Post
Kristi flet për ndarjen: Kam shkuar me një grua 40 vjeçe! Meri: Janë baraz me dy 20-vjeçare…!

Kristi flet për ndarjen: Kam shkuar me një grua 40 vjeçe! Meri: Janë baraz me dy 20-vjeçare…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In