• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kurti kundër Ramës, por po e imiton shëmtuar

by Ben Andoni
27/05/2021 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një Albin Kurti krejt tjetër nga ai idealisti dhe rebeli në opozitë, që kundërshtonte për gjithçka dhe madje përdori me formacionin e tij VV deri gazin lotsjellës në parlament. Ndërsa kohë më parë, kur e gëzonte pozitën e opozitarit, ai mundohej t’ia bënte jetën e vështirë kujtdo në fuqi, tashmë ka ardhur koha e tij si kryeministër për të përballur opozitën, që duhet thënë se ende nuk i karikuar bateritë e veta.

Megjithatë gjuha cinike e z.Kurti nuk është ndalur dhe ka shkuar më tej se paraardhësit e tij kur tashmë nga foltorja është shprehur se: Opozita është e paaftë dhe se Qeveria që ai e udhëheq ka vetëm një problem, që sipas tij është mungesa e kritikës!

“Unë këtu shoh një lloj paaftësie për të bërë kritikë. Ky është problemi. Edhe rreziku më i madh për Qeverinë tonë është mungesa e kritikës. Ne s’kemi rrezik tjetër. E ju keni nevojë ose për paragjykim ose për shpifje që të na bëni kritikë që, duke qenë se bazohet në shpifje ose paragjykim, nuk është më e tillë. Ky është problemi. Ky është problemi ynë, se ju duket se nuk e konsideroni problem”, u shpreh Kurti.

Ndonëse ka një shemri të lodhshme Rama-Kurti që u përmirësua pak ditë më parë nga takimi informal i dy liderëve në Bruksel, kryeministri i Kosovës është në udhë të kolegut të tij nga Tirana. E para nga besueshmëria që ka në publik dhe e dyta nga cinizmi me kolegët e tij. Veçse ndryshe nga parlamentarët shqiptarë, që u viktimizuan nga Rama para shumë muajsh dhe lanë pa asnjë arsye parlamentin, kolegët kosovarë deri më tani në parlament kanë parë dhe provuar mbi kurriz shumë lloje cinizmi.

Lirshmëria e retorikës në foltore e bën Kurtin të dallohet mes shumë syresh, por nga ana tjetër të mos kuptojë dhe pasojat për shumë nga thëniet e tij, që pas 100 ditëve të qeverisjes do të përballet me kritika shumë më të strukturuara. Ashtu si Rama në deklaratat e tij mund të abstragojë sepse përballë ka në jo pak raste parlamentarë shumë më inferiorë ashtu si nga ana tjetër ka pushtet pa fund. Për fatin e tyre ishin shqiptarët e këtej dhe andej kufirit që u kanë besuar. Dhe, kjo, i bën të dy të manovrojnë dhe përtej premtimeve. Së fundmi, kritikuesi i të ashtuquajturit Mini-Shengen, Kurti besohet se po bën një nismë për nënshkrimin e një marrëveshje për lirinë e lëvizjes së qytetarëve mes Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës. Ashtu si bën aludime të çuditshme për njerëzit e luftës. Procese, që vërtetë duhet të vlerësohen porse në Kosovë, dikur ai dhe sidomos militantët e tij, i kundërshtonin frikshëm. Për Ramën ka mbetur ende përcaktimi se ishte në dijeni dhe madje pjesë e planeve për ndryshimin e kufijve të Kosovës por ende sot mbetet e papranuar prej tij dhe madje e kundërshtuar dhe nga SHBA-të, paçka se burime të ndryshme alternative e pohojnë.

Veçse Kurti nuk ndalet dhe falë numrave të zgjedhjeve po kap çdo segment të shtetit të Kosovës dhe kjo mund të justifikohet për pritjen e zbatimit të programit të VV, që ka hasur jo pak kritika. Ose si do e shprehte zëdhënësi i PDK-së, Tahiri në seancën e fundit parlamentare: “Në emër të shkapjes së shtetit të punohet me ngulm me urgjencë për kapjen e institucioneve në këtë rast të ARKEP dhe AKP të cilat i keni futur me urgjencë në rend dite”. Çka do të thotë se institucionet tashmë do dergjen nën pushtetin e tij.

Po a nuk po bën çdo ditë vallë Rama të njëjtën gjë në Shqipëri? Dhe, me sa duket Kurti ka çfarë të mësojë nga kinse kundërshtari i tij, që i bëri aq shemri gjatë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, sepse tek e fundit nuk ndryshojnë shumë: Pushteti ua ka veshur sytë. Vetëm se me një dallim jo aq të vogël: Idealisti Kurti duket se po imiton shëmtuar udhën e Ramës.  (Javanews)

 

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: Regjistrohen 100 raste të reja, 5 humbje jete dhe 587 të shëruar nga COVID-19

Dita e dytë pa asnjë humbje jete nga Covid, shënohen 20 infektime të reja në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In