• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti: Javën e dytë të Dhjetorit mund të ndodhë takimi me Vuçiç

by A R
05/12/2021 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është diskutuar mundësia që në javën e dytë të dhjetorit të ketë një takim në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Më 5 Dhjetor, në një konferencë për media, Kurti tha se nuk ka informacione se ka kushtëzime nga dikush sa i përket mbajtjes së një takimi të tillë.

“Vetëm vlerësimi se duhet të mbahet një takim i tillë ose jo i përket ndërmjetësuesit, lehtësuesit, siç e quajnë ata veten, përkatësisht zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe emisarit të tij (Mirosllav) Lajçak. Janë ata të cilët e vlerësojnë nëse do të na i dërgojnë ftesat ose jo, e jo çfarëdo kushtëzimi i palës tjetër”, tha Kurti.

Deri më tani, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kurti është takuar dy herë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Takimi i tyre i fundit u zhvillua më 19 Korrik, por palët nuk arritën ndonjë rezultat konkret.

Më herët, Bashkimi Evropian kishte thënë se synon të organizojë një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit para fundit të vitit.

Kurti po ashtu ka thënë se e përshëndet emërimin e ish-shefit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Sir Stuart Peach, si i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Kurti tha vëmendja e shtuar e Mbretërisë se Bashkuar është e mirëseardhur, për shkak të rritjes së ndikimit të Federatës Ruse në Ballkanin Perëndimor.

“Ne kemi nevojë sa më shumë vëmendje të aleatëve dhe partnerëve perëndimorë në rajonin tonë, meqë qartazi vëmendja, investimet dhe ndikimi te fqinji ynë verior i fuqive dhe superfuqive nga lindja dhe verilindja, është rritur shumë kohëve të fundit. Ka një lloj inkurajimi në këtë dekadë të Federatës Ruse pas zhvillimeve negative në Abkhazi dhe Osetinë Jugore”, tha Kurti.

Në rolin e të dërguarit të posaçëm, Peach do të punojë me liderë të Ballkanit Perëndimor, me zyrtarë tjerë rreth rajonit dhe aleatë të Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë për të mbështetur dhe forcuar stabilitetin rajonal.

/a.r

Next Post
Stuhi, reshje shiu dhe bore/ Ja si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave

Shi dhe reshje bore, si parashikohet moti për sot

Comments 1

  1. Baca says:
    4 years ago

    Bisedimet duan bo**, jo guerilas!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arqile Koça zgjidhet zëvendësprokuror i Përgjithshëm

Arqile Koça zgjidhet zëvendësprokuror i Përgjithshëm

January 9, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Opozita do zgjedhje të parakohshme?

January 9, 2026
Me armë zjarri e municione në një çantë, si u pikas 37-vjeçari që tentoi t’i ikte me vrap policisë në Lezhë

Me armë zjarri e municione në një çantë, si u pikas 37-vjeçari që tentoi t’i ikte me vrap policisë në Lezhë

January 9, 2026
Big Oil kërkon garanci nga Trump për Venezuelën/ Kompanitë e naftës përgatiten për takimin në Shtëpinë e Bardhë

Big Oil kërkon garanci nga Trump për Venezuelën/ Kompanitë e naftës përgatiten për takimin në Shtëpinë e Bardhë

January 9, 2026
“Përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat”, iniciatori i Kuvendit të Veriut sulmon aleatët në tryezën e PD

“Përfaqësojnë parti pa emër dhe pa elektorat”, iniciatori i Kuvendit të Veriut sulmon aleatët në tryezën e PD

January 9, 2026
Analizë/ SHBA nuk përjashton përdorimin e forcës për Groenlandën, çfarë do të thotë kjo për NATO-n

Analizë/ SHBA nuk përjashton përdorimin e forcës për Groenlandën, çfarë do të thotë kjo për NATO-n

January 9, 2026
Moti i keq, anija me flamurin e Tanzanisë mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales në Lezhë

Moti i keq, anija me flamurin e Tanzanisë mbetet e bllokuar pranë bregut të Tales në Lezhë

January 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 10 Janar 2026

January 9, 2026
E RËNDË! Po fliste para gazetarëve, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë (VIDEO)

E RËNDË! Po fliste para gazetarëve, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë (VIDEO)

January 9, 2026
Një shkëndijë elektrike dyshohet se shkaktoi zjarrin te “5 Maji”, kryhet ekspertiza nga grupi hetimor

Një shkëndijë elektrike dyshohet se shkaktoi zjarrin te “5 Maji”, kryhet ekspertiza nga grupi hetimor

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In