Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dal nga takimi i thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, për caktimin e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë së re. Kurti pas takimit 5-minutësh me Thaçin theksoi se nuk e caktoi emrin për të marr mandatin për formimin e Qeverisë së re, pasi për një gjë të tillë tha se duhet të konsultohet edhe me Kryesinë e partisë së tij. Kurti tha se ishte një takim i shkurtër pa efekte juridike.
“Sot isha në takim me presidentin e Republikës, ky ishte një takim i shkurtër konstulativ pa efekte juridike, lidhur me fazën e ardhshme konstituive të institucioneve që sot i kanë mbushur tre muaj. Në këtë takim disa minutësh unë dëgjova presidentin që shprehu interesimin për krijimin e qeverisë, por, njëkohësisht edhe tha që e di që ju neboitet një kohë e caktuar, por, gjithashtu ne do ta bëjmë propozimin”, thotë Kurti.
Ai ka folur edhe për mundësinë e krijimit të koalicionit edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Për mua takim do të kishim që dje, jemi në komunikim, kam instituar për takime sa më të shpejta, uroj që kjo të ndodhë.
Deri më datën 26 dhjetor kemi mundur të arsyetohemi në seancën konstituive, qytetarët e Kosovës, duhet që sa më parë të ecin sa më shpejtë, ne po i bëjmë përpjekjet maksimale”, thotë ai.
Kurti ka thënë se në të ardhmen me Thaçin mund të kenë takime politike institucionale.
“Takimi ishte pak minuta për shkak se ishte konsultativ. Ndoshta do të ketë takime politike institucionale në të ardhmen”, shton ai.
Kurti ka shtuar se ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit.
“Nëse zvarrisim formimin e qeverisë kjo nuk është mirë, megjithatë unë do të jem kryeministër i ardhshëm dhe kjo është kosto politike për mua ndërkaq zvarritja e konstitutimit të Kuvendit është kosto për shtetin. Nuk mund të kthehemi mbrapsht para 26 dhjetorit e as para 6 tetorit, koha kalon…Kuvendi është konstituuar nuk kemi pas zvarritje kemi kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, dhe tash unë mendoj se duhet të bëjmë hapa para e jo prapa”, ka thënë Kurti.
g.kosovari










