Albin Kurti ka folur pak para mesnate pas fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet 14 shkurtit. Kreu i LVV e cilësoi rezultatin si fitoren e një referendumi për drejtësi dhe punë e kundër korrupsionit.
Ai falenderoi qytetarët që sfiduan motin e ftohtë duke mbajtur radhë për të votuar. Një falenderim i veçantë shkoi për diasporën që sic tha Kurti, shpenzuan qindra euro për të dërguar votat me postë.
Në fjalën e tij, kreu i LVV tha se qeveria e re nuk do të hakmerret ndaj askujt, shkruan javanews.al
“Ne nuk do të hakmerremi, por do të kërkojmë drejtësi pa hakmarrje” – tha Albin Kurti.