• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kurti dhe Vuçiç takohen më 2 Maj në Bruksel, i pari pas pajtimit në Ohër

by Java News
28/04/2023 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian tha të premtën se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e radhës në Bruksel në kuadër të bisedimeve për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Takimi që pritet të mbahet në orët e mbrëmjes është i pari i nivelit të lartë politik pas pajtimit në Ohër për rrugën e zbatimit të marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel.

“Pritet të miratojnë deklaratën për personat e zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës dhe kjo do të pasohet me paraqitjen dhe diskutimet rreth kuadrit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas këtyre dy temave do të shihet sesa mund të diskutohet edhe për çështje të tjera të rëndësisë politike”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

Diplomatët perëndimor presin nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë që gjatë takimit të dy majit të arrijnë përparim në zbatimin e marrëveshjes.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, shkroi pas një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se pret një takim konstruktiv dhe përparim në dialog, posaçërisht për formimin e Asociacionit.

Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të kërij asociacioni që përbëhet nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, përfshirë një deputete të parlamentit të Serbisë, tashmë ka filluar punën në hartimin e statutit që pritet të paraqitet në tryezën e bisedimeve.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shkroi se sipas një vendimi të vitit 2020 parashihet që Ekipi Menaxhues të bashkërendohet më ministrinë e tij dhe t’i raportojë asaj. Por, ky ekip, tha ai, nuk i është përgjigur një ftese për takim.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se mos raportimi nga ana e ekipit menaxhues është qasje e papërgjegjshme ndaj institucioneve të vendit.

“Unë nuk pres ndonjë gjë të mirë nga një kryesuese e këtij Ekipi menaxhues e cila është deputete e Aleksandar Vuçiçit dhe deputetja e Aleksandar Vuçiçit nuk mundet me shkrujt pjesë të rregullimit institucional të Republikës së Kosovës, kjo është ABC e interesit tonë publik dhe shtetëror”, tha ai.

Zoti Konjufca tha se Ekipi menaxhues duhet të përbëhet nga njerëz të Kosovës që nuk e përfaqësojnë në asnjë mënyrë interesin e Serbisë. Ai tha se Kosova nuk do të pranojë asgjë nga ky ekip që është në shpërputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Ata e kanë nënshkruar edhe me 2015 marrëveshjen për Asociacionin por më e lartë është Kushtetuta jonë, më e lartë është Gjykata jonë Kushtetuese e cila e ka rrëzuar atë poshtë. Kështu që nëse nisemi nga ky princip, nëse e mbajmë këtë drejtim edhe mundësia e Ekipit menaxhues edhe e (Aleksandar) Vuçiçit për të dëmtuar Kosovën nëse ne i mbajmë interesat tona, nëse ne nuk bëjmë kompromis me kushtetutën tonë, hapësira e tyre është faktikisht fiktive për t’i bërë dëm Kosovës”, tha zoti Konjufca.

Udhëheqësit e Serbisë dhe të serbëve lokal në veriun e Kosovës thonë se kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe me 23 prill bojkotuan zgjedhjet e organizuara nga autoritetet e Kosovës në veriun e banuar më shumicë serbe.

Kuvendi komunal i Mitrovicës së Veriut ku shumicë janë përfaqësuesit e komunitetit shqiptar pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës miratoi sot një kërkesë që të hapet për lëvizjen e lirë të makinave ura kryesore mbi lumin Ibër, që shënon edhe vijën ndarëse me komunën e Mitrovicës së Jugut.

Kjo kërkesë nxiti reagimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me këtë kërkesë dëshiron të largojë serbët nga Kosova, dhe se po dëshiron konflikte me çdo kusht.

Ura kryesore mbi lumin Ibër, që nga paslufta ka ndarë Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë dhe të veriut të banuar me serbë ndërsa ende mbetet e mbyllur për lëvizjën e makinave. Hapja e saj ishte pjesë e marrëveshjes së arritur në vitin 2015 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk është zbatuar kurrë./VOA

Next Post
Nga shkopi kundër demokratëve tek prehëri i Berishës/ Ku do të strehohen në të ardhmen kushëriri i Metës, Ervin Salianji dhe Fisniku i tij në Kavajë?

Nga shkopi kundër demokratëve tek prehëri i Berishës/ Ku do të strehohen në të ardhmen kushëriri i Metës, Ervin Salianji dhe Fisniku i tij në Kavajë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In